Edhe pse ato mund të mbijetojnë në mjedis dhe në kushte shumë të ndryshme, Cactaceae (familja e kaktuseve) duhet të mbrohen: abuzimi pa dallim dhe tregtia e paligjshme me to, kërcënojnë një të tretën e 1,478 specieve të njohura deri më sot.
Jo vetëm në shkretëtira. Ka kaktusë në mjedise pothuajse pa ujë si Atacama ose ato që jetojnë në pyjet e shiut ku bien më shumë se dymijë milimetra shi në vit. Ato rriten në lartësi me nivelin e detit e deri në më shumë se 5 000 metra lartësi në vargun malor të Andeve. Disa lulëzojnë vetëm në terrene shkëmbore, të tjerë rriten si kacavjerrës apo edhe me madhësinë e një peme. Është një familje bimore me një spektër të gjerë ekologjik, por është ndër më të kërcënuarat sipas IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës): raporti i fundit mbi shëndetin e këtyre bimëve zbuloi se 31 përqind e tyre, pothuajse një e treta e 1478 specieve të njohura sot, janë të rrezikuara. Në shumicën e rasteve, e barazvlershme me 86 përqind, rënia e shifrave është për shkak të grumbullimit pa kriter në natyrë për koleksionizëm dhe tregti ndërkombëtare, siç demonstrohet nga rasti në Milano.
Kaktusi që riprodhohet falë peshqve
Shumë nga këto bimë janë endemike nga natyra, domethënë të lokalizuara në zona shumë të kufizuara, ku janë specializuar për të mbijetuar në kushte ekstreme. Ato rriten me ritmin e kërmillit, janë jetëgjatë dhe me karakteristika të krahasueshme me ‘superfuqi’. Dhe është pikërisht kjo aftësi për evolucion që magjeps, edhe me pasoja të tmerrshme, entuziastët dhe kultivuesit nga e gjithë bota të këtyre bimëve. Për të shpërndarë farat, Disocactus amazonicus kërkon ndihmë nga peshqit, ndërsa specie të tilla si Aztekium, Strombocactus dhe Blossfeldia rriten si ekzemplarë të izoluar vetëm në shkëmbinj: Opuntia brasiliensis, përkundrazi, formon një pemë deri në njëzet metra të lartë.
Burimi: www.repubblica.it