congerdesign - www.pixabay.com

Përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve

Ndërsa gjendemi në sezonin e kultivimit të tyre (fillim i pranverës- mesi i verës) luleshtrydhet  konsumohen shumë pothuajse nga çdo grupmoshë, duke qenë edhe një frut pak kalorik. Këto fruta të ëmbla në formë zemre janë shumë të pasura me vitaminë C, acid folik, fibra dhe antioksidantë.

Ato mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit, ndërsa ndihmojnë në menaxhimin e sheqerit në gjak si dhe minimizojnë efektet e plakjes në tru. Ato duhen blerë shpesh pasi kalben shpejt dhe nuk duhet të qëndrojnë gjatë pa u konsumuar.

I pasur plot me vitamina, fibra, kripëra minerale dhe ujë, ky frut konsiderohet një ndër aleatët e shëndetit. Luleshtrydhet janë të pasura edhe me vitaminë të grupit C, të cilat forcojnë dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Luleshtrydhja konsiderohet një nga produktet ushqimore që ndihmojnë në rënien nga pasha. Falë përmbajtjes së lartë me fibra, përveçse ndihmojnë aparatin tretës, rritin edhe ndjenjën e ngopjes. Konsiderohet frut diuretik (ndihmon për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe luftojnë në mbajtjen hidrike të organizmit) sepse është i përbërë nga rreth 90% ujë.

Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, të cilët na mbrojnë nga efektet e dëmshme të mjedisit mbi trupin tonë, veçanërisht dëmet e shkaktuara nga dielli. Fuqia antioksiduese e gjetur te luleshtrydhet zgjat deri në 24 orë pas konsumit; kjo i bën ato aleate kundër dëmeve të radikaleve të lira.

Luleshtrydhet janë aleat i mirë kujtesës. Ato janë shumë të pasura me acid folik.

Gjithashtu luleshtrydhet janë shumë të mira kundër sëmundjeve. Ajo forcon zemrën, ul rrezikun e kancerit, përmirëson shikimin, parandalon alergjitë dhe qetëson dhembjet. Luleshtrydhet janë plot me fibra dhe vitaminë C.

Konsiderohet fruti ideal për t’u konsumuar si vakt i ndërmjetëm apo për të pasuruar sallatrat e ndryshme, pasi janë detoksifikues (detoksifikimi është procesi natyral i eliminimit dhe neutralizimit të materialeve toksike nga qelizat, indet, organet dhe gjaku i organizmit të njeriut) dhe diuretike (ndihmojnë për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe luftojmë me mbajtjen hidrike të organizmit).

Luleshtrydhet janë burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe po kështu përmban edhe antioksidantë të tjerë të cilët janë të dobishme për forcimin e sistemit imunitar. Ekspertët thonë se nuk këshillohen të konsumohen nga personat alergjikë, sepse luleshtrydhet përmbajnë istaminë, substancë e cila provokon reaksione të ndryshme alergjike. Po kështu duhen evituar nëse keni probleme me ulcerën, gastritin dhe kolitin.

Burimi: internet

 

Na Ndiqni në: