🔶🔶Drejtori e konsideron të mbarë fushën e mbjellë me grur këtij viti, ku pretendohet se do të arrihet një rendiment i lartë i prodhimit shumë afër pritshmërive.
🔹🔹Aktualisht në fermë janë 22 ha të mbjella me grurë nga 14 kultivarë të ndryshëm.
🔶🔶Kultura e grurit është një kulturë tradicionale në vendin tonë, dhe krahasuar me shumë vende të mëdha në botë që e kultivojnë atë, vendi ynë ka një rendiment prodhimi shume herë më të lartë.
🟡🟠Vendi ynë ka kushtet fizike dhe natyrore shumë të përshtatshme për të kultivuar grurin, nënproduktet e të cilit janë bazike jo vetëm për njerëzimin por edhe për blektorinë. Madje, tashmë UBT po teston edhe grurin pranveror, i cili mbillet në pranverë dhe korret në të njëjtën kohë me grurin dimëror.
🟠🟠FDE është njësi në funksion të të gjitha njësive kryesore të UBT për zhvillimin e kërkimit shkencor, transferimit të teknologjive të reja, praktikave mësimore, profesionale, temave të diplomave të studentëve në ciklin e parë dhe te dytë të studimeve dhe kërkimit shkencor në funksion të programeve të doktoraturës.
Shto Koment