Kjo copë mish viçi me bazë bimore është një përzierje e ‘proteinës së sojës, bizeles, qiqrave, panxharit, majasë ushqyese dhe yndyrës së kokosit’
‘Redefine Meat’, është një kompani e re izraelite që ka filluar të zëvendësojë mishin e viçit me “mish me bazë bimore” përmes printimit të produktit në 3D. Kjo proteinë bimore ka një tërheqje unike si strukturë dhe si shije, sepse imiton biftekun, ndërsa alternativat e tjera të mishit të viçit janë kufizuar në formën e mishit të viçit të grirë për hamburgera, sanduiç dhe salcice.
Sipas Barclays, shitjet në sektorin e mishit alternativ mund të arrijnë deri në 140 miliardë dollarë në vitin 2029. “Redefine Meat” po punon gjithashtu për të replikuar një shumëllojshmëri më të gjerë të copave/thelave të mëdha të viçit ndërsa është duke evoluar si kompani.
Kompania izraelite ‘Redefine Meat’ ka shtrirë aktivitetin e vet në Evropë, ku shpreson të arrijë mijëra restorante deri në fund të vitit të ardhshëm. Deri më sot kompania ka arritur të shërbejë për herë të parë copa të plota të mishit alternativ me bazë bimore në menutë e shumë restoranteve.
Mishi i viçit i printuar në 3D është prodhuar dhe eksportuar në Izrael, Gjermani, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Një përzierje e proteinave të sojës dhe bizeleve, qiqrave, panxharit, majave ushqyese dhe yndyrës së kokosit, imiton biftekin dhe njihet me emrin “bavette”.
“Ky aktivitet do të jetë shumë fitimprurës. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm mishin”- thotë Drejtori Ekzekutiv i kompanisë.” Sipas tij copat më të mëdha të mishit alternativ janë me të komplikuara për t’u prodhuar.
Kompania planifikon të ndërtojë fabrika në Izrael, Evropë, SHBA dhe në Azi në vitet në vazhdim. Konkurimi është i lartë dhe veç “Redifine Meat”, aktorë të tjerë në tregun e mishit alternativ janë California’s Beyond Meat (BYND.O), Impossible Foods dhe kompania spanjolle Novameat.
Për informacionin tuaj, në fillim të këtij vit një kompani tjetër izraelite Aleph Farms krijoi një metodë për kultivimin e mishit në laborator nga qelizat e lopës.
Pershtati ne shqip:Arjan Shumeli
Burimi: World Economic Forum