Burimi: bujqesia.gov.al

MBZHR takim me Grupin Tematik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

MBZHR zhvilloi në Tiranë takimin e Grupit Tematik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural në zbatim të instrumentit të Menaxhimit të Politikave të Integruara (IPMG) me prezencën e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ministrisë së Financave & Ekonomisë dhe komunitetit të donatorëve që kontribuojnë në zhvillimin e këtij sektori.

Takimi u bashkërëndua me delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë. Ministrja Ekonomi ndau me ta prioritetet dhe objektivat e MBZHR-së për arritjen e qëllimit kryesor në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri.

Gjatë diskutimeve, u fol mbi ecurinë e punës në hartimin e strategjisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Peshkimit për vitet 2021-2027, situatën aktuale të regjistrit të fermës dhe mundësitë e përmirësimit të tij.  Gjithashtu u shkëmbyem ide mbi sistemin e FADN-ve dhe metodologjinë e krijimit të tyre. Një tjetër temë e diskutimit ishte edhe ajo e sigurisë ushqimore dhe projektet që po realizohen me mbështetjen e BE, me fokus kujdesin ndaj konsumatorëve sipas direktivave europiane.

Ministrja Ekonomi shprehu angazhimin e institucionit që ajo drejton, se falë edhe kësaj mbështetjeje, do të mund të realizohet objektivi i shpallur për të trefishuar eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare deri në 2025. Ndërkohë donatorët prezantuan mbështetjen aktuale për këtë sektor përmes projekteve, që janë në zbatim dhe iniciativave të reja në përputhje me prioritetet e qeverisë shqiptare. Bashkërëndimi i ndihmës së huaj përmes të gjithë donatorëve që mbështesin sektorin është një element thelbësor, që do të sjellë përmirësimin e punës dhe do të planifikojë ndërhyrjet për një zhvillim të qëndrueshëm-vë në dukje ministrja Ekonomi.

 

Burimi: bujqesia.gov.al

Na Ndiqni në: