Shkaktari
Laringotrakeiti infektivë përfaqëson një sëmundje respiratore tepër ngjitësë që shkaktohet nga Gallid Herpes 1 që i përket nën familjes Alphaherpesvirinae. Virusi ka aftësinë të mbijetojë për disa muaj në temperaturën, ndërsa ai eleminohet shpejt brënda harkut të 15 minutave në temperaturën 55o C. Virus paraqitetrezistent dhe për eleminimin e tij nevojitet përdoren solvent organikë si kloroformi. Ai është i aftë të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike dhe ulje të theksuar të prodhimit të vezëve.Virulenca e tij varion së tepermi nga format shume virulente tëafta të shkaktojnë mortalitet të lart tek ato virulencë të ulët ku shenjat klinike mund të mungojnë.
Transmetimi
Mënyra më e zakonshme e transmetimit është në rrugërespiratore ose okulare. Mbas vendosjes në pjesën e sipërme tëtraktit respirator virusi fillon të shumohet me një rritëm tepër tëlartë duke konolizuar indin tracheal. Në format me virulencë tëulët virusi qëndron në formë latente dhe mund të shërbej si rrezik potencial nëse kushtet e mbajtes së shpendëve nuk janë tëmira. Transemtimi në rrugë mekanike nga personeli ose kontakti me mjetet e punës dhe mbetjet e ndryshme ndeshet më rrallë.
Shenjat klinike
Sëmundja ndeshet më shpesh tek shpendët dhe fazanët e moshës 4-14 javëshe. Laringotrakeiti infektivë mund të prek gjithë tufën ndërsa mortaliteti i saj varion nga 10-50%. Shpendët mund të shërohen nga sëmundja mbas dy javësh por ngelen bartës të saj për një kohë të gjatë. Kushtet e këqia të mbajtjes së shpendëve mund të ndihmojnë në rishfaqen e virusit latent. Shenjat klinike shfaqen 5-12 ditë mbas infektimit dhe karakterizohen nga rrjedhje nazale dhe okulare me permbatje gjaku, vështirësi në frymëmarje, kollë e theksuar, dispne. Në format më të rënda dallojmë dhe dalje e mukusit me përmbajte gjaku. Koka dhe qafa zgjaten përpara ndësra goja qëndron gjithmon e hapur duke treguar vështirësi të theksuara në frymëmarrje.
Lezionet: ndryshimet anatomo-patologjike karakterizohen nga konjuktivitë, edema e rajonit okular, inflamacion i laringut dhe trakesë e cila më pas mund të shoqërohet dhe me nekrozë dhe hemoragji të mukozës. Në trake shpesh herë gjendet ekasudat kazeozë në ngjyrë të verdhë dhe praninë e gjakut të koaguluar. Në disa raste formohet eksudat fibrinozë i cili shtrihet përgjatëgjithë trakesë duke shkaktuar bllokimin e plotë të laringun dhe trakenë.
Vlerësimi: në format e lehta të sëmundjes ku shpendët janë shëruar dhe karkasa ka një pamje të mirë vlerësohet në mënyrë të favorëshmë. Në rastet akute ku dallohen ndryshime sistemike të gjeneralizuara karkasat konfiskohen.
Diagnostikimi
Metodat klasike të diagnostikimit bazohen në PCR, analizat serologjike ose Histopatologji. PCR bazohet në detektimin e ADN-së virusale duke përdorur primera specifikë. Analizat serologjike bazohen në praninë e antiturpave duke përdorur testin e Imuno-difuzionit në agar ose testin ELISA.
Parandalimi
Implementimi i masave të biosigurisë dhe vaksinimi i shpendëve përbëjnë masat kryesore për parandalimin e patologjisë. Vaksinat përdorin virusin e gjallë të dobesuar dhe realizohet nësy ose në formë të lëngshme që tretet në ujë.
Shto Koment