Importues e prodhues të farave të domates e specit, garantoni pastërtinë e farës nga “Tomato brown rugose fruit virus”

Nisur nga fakti që Organizata Evropiane e Mbrojtjes së bimëve (EPPO) “Tomato brown rugose fruit virus’’ e ka kategorizuar në listën alert të masave emergjente dhe bazuar në protokollin diagnostikues PM 7/146 (1), bëjmë me dije se ky virus i përket gjinisë Tobamovirus si një shkaktar që sjell dëme të konsiderueshme.

Në këtë kontekst, marrja e masave urgjente parandaluese do të ishte mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionin masiv në domate dhe speca e në rast evidentimesh sporadike edhe realizimi i menjëhershëm i karantinës së brendshme.

Cila do të ishte masa e parë parandaluese?

  • Kompanitë importuese dhe ato prodhuese të farave domate e spec, duhet të analizojnë enkas për këtë patogjen viral e shoqëruar me analizë fitosanitare.
  • Analiza për përcaktimin e këtij fitopatogjeni të jenë në nivelin RT-PCR.
  • Analizimi i farave të ardhura të realizohet në laboratorë të akredituar dhe prestigjozë dhe kryesisht ato të vendeve të Bashkimit Europian ku mund të përmendet rrjeti laboratorik Eurofins-Francë, apo Naktuinbouw-Hollandë, si laboratorë lidër dhe testues mbarëbotërorë.
  • Më poshtë po japim një informacion shkencor lidhur me këtë sëmundje.

 Background

  • Tobamovirus
  • Tobacco mosaic virus (TMV)
  • Tomato mosaic virus (ToMV)
  • Tm-22 (TMV ve ToMV) varietetet rezistente do të jenë të prekshme

Biologjia

  • Qëndron stable (mbijeton pa bimën bujtëse)
  • Përhapet dhe nëpërmjet veshjes, mbeturinave bimore, solucionit ushqyes, tokës.

Bimët bujtëse

  • Domatja (Bima kryesore bujtëse)
  • Speci (Rrallëherë)
  • Solanum nigrum (bar i keq)

Përhapja

  • Farat e kontaminuara
  • Përhapja mekanike shumë e shpejtë
  • Nëpërmjet prekjes me duar dhe veshje
  • Nëpërmjet materialit shumëzues (prerjet, shartimet e thikat shartuese)
  • Makineritë bujqësore, vaditje me pika e struktura e serrave
  • Toka e kontaminuar , mbeturinat bimore e terrenet ushqyese
  • Mbeturinat e gjetheve dhe frutave.
  • Bumble bees
  • Uji vaditës i kontaminuar

Vendet që kanë raportuar

  • 2014 Israel (përshkrimi i parë)
  • 2015 Jordan
  • 2017 Mexico
  • 2018 California – Germany – Italy – China – England

Simptomat

  • Frut
  • Bimë

Simptomat e infeksioneve ndryshojnë në funksion të varietetit.

Simptomat e njëjta mbi pjesët e gjelbërta të bimës.

Në bimë

  • Mozaik
  • Rrudhosje, gjethe të ngushtuara dhe të deformuara.
  • Vija kafe nekrotike në kërcell.
  • Stopim i rritjes.

Në frut

  • Çngjyrosje e frutit (5-10 %) në periudhë të nxehtë.
  • Rrudhosje
  • Defirmim
  • Rrudha kafe

Fotot e mëposhtme janë realizuar nga ekspeditat fushore në Jordani.

Parandalimi

  • Farë e pastër.
  • Dezinfektim i mjeteve të punës.
  • Higjenë e punëtorëve.
  • Dezinfektim i tokës duke aplikuar klor.
  • Varietete tolerante (vazhdon puna kërkimore)

 

Prof. Dr. Shpend Shahini
Përgjegjës i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.

 

Na Ndiqni në: