Bitcoins në ditët e sotme kanë fituar popullaritet duke u përdorur në të gjithë botën. Bitcoin është monedhë dixhitale e cila u krijua në Janar 2009. Bitcoins lidhet me Satoshi Nagamoto, një nga personat e grupit që lëshoi për herë të parë letrën që lidhet me bitcoins në 2008 dhe punuan në softëare-in origjinal të bitcoin që u lëshua në 2009.
Rëndësia e bitcoins konsiston në faktin se siguron kosto më të ulta të transaksioneve sesa mekanizmat tradicionalë të pagesave në internet dhe ndryshe nga monedhat e lëshuara nga qeveria, ajo përdoret në një autoritet të decentralizuar. Të gjitha transaksionet që bëhen me bitcoins verifikohen nga një fuqi e madhe kompjuterike dhe ato nuk lëshohen nga ndonjë bankë apo të mbështeten nga ndonjë qeveri.
Bitcoins si term vitet e fundit është bërë shumë i njohur dhe ka shkaktuar lançimin e qindra kriptomonedhave të referuara si “altcoins”. Bitcoins shkurtimisht njihet me emërtimin BTC. Sistemi i bitcoins është një koleksion kompiuterash të njohura si ‘minners” Çdo përdorues ekzekuton kodin e bitcoin dhe ruan bllokun e transaksioneve.
Një “block chain” mund të mendohet si një koleksion blloqesh ku në secilin bllok ndodhet një koleksion transaksionesh. Bitcoin operon duke përdorur çelësa publikë dhe privatë të cilat janë vargje të gjata shkronjash dhe numrash të lidhura nëpërmjet algoritmit matematik.
Çelësi publik i cili krahasohet me një llogari bankare shërben si adresë e cila mund të publikohet dhe ku të tjerët mund të dërgojnë bitcoins. Çelësi privat i cili luan të njëjtin rol si një PIN ATM-je, duhet të jete sekret dhe përdoret vetëm për të autorizuar transferime me bitcoins. Këto çelësa nuk duhet të ngatërohen me një portofol bicoins i cili është një pajisje fizike ose dixhitale që lehtëson tregtinë e bitcoins dhe lejon përdoruesit të gjurmojnë pronësinë e monedhave.
Bitcoin është një nga monedhat e para dixhitale që përdorin teknologjinë “Peer to peer” për të lehtësuar pagesat e menjëhershme. Që nga janari 2021 ekzistojnë afërsisht 18.16 milionë bitcoins. Monedha lëshohet me një normë që përputhet me rrjetin e mallrave në mënyrë që të ruhet stabiliteti i çmimeve. Sistemi i centralizuar i bitcoins përcakton normën e lëshimit sipas një algoritmi.
Përsa i përket investimit në bitcoins shumë mendojnë se monedha dixhitale është e ardhmja pasi siguron një sistem pagesash shumë më të shpejtë e me tarifa më të ulta për transaksione në të gjithë globin. Megjithëse nuk mbështetet nga asnjë qeveri apo bankë qendrore, bitcoins mund të shkëmbehen me monedhat tradicionale. Një nga arsyet kryesore për rritjen e monedhave dixhitale si bitcoins është se ato mund të veprojnë si një alternativë ndaj parave kombëtare dhe mallrave me vlerë tradicionale si ari apo argjendi.
Megjithatë mungesa e vlerës së garantuar apo natyra dixhitale do të thotë se blerja dhe përdorimi i bitcoins mbart disa rreziqe. Edhe sot pas një dekade monedhat dixhitale mbeten akoma në një fazë zhvillimi. Bitcoins dhe monedhat e tjera virtuale janë rivale të monedhës qeveritare dhe mund të pëerdoren për evazion fiskal, pastrim parash apo aktivitete të paligjshme. Si rezultat qeveritë mund t’i kufizojnë ose ndalojnë përdorimin e bitcoins siç kanë bërë në disa vende në botë.
Sot për sot bitcoins janë investimi me potencialin më të madh. Në Shqipëri ashtu si dhe në shumë vende ka nisur prodhimi i monedhave virtuale të orientuara më shumë në platformën e bitcoins. Disa biznese me prodhimtari në këtë fushë kanë regjistruar veprimtarinë në Qendrën Kombëtare të Biznesit duke regjistruar veprimtarinë në fushën e kriptomonedhave. Në maj të 2020 Kuvendi miratoi ligjin për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë i cili i hapi rrugë tregut të monedhave virtuale në Shqipëri me qëllim thithjen e investitorëve të huaj duke u bërë një ndër vendet e pakta në rajon që e bën të ligjshëm këtë aktivitet.
Por edhe pse ligji e lejon, është mëse e nevojshme që të plotësohen edhe aktet nënligjore në mënyrë që tregu të liçensohet dhe ky aktivitet të monitorohet. Liçensimi është i nevojshëm për dy aspekte: e para ka të bëjë me taksimin e ndërmarjeve dhe rrezikun e pastrimit të parave. Aktualisht në vendin tonë po punohet për plotësimin e akteve nënligjore dhe pritet që të miratohen nga Këshilli i Ministrave.
Prof. Asoc. Dr. Ina Pagria
Pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Departamenti Matematikë dhe Informatikë, UBT