Radha e shkrimeve në lidhje me punët mbështetet në disa koncepte:
1-’Gjithçka funksionon nëse e lejon’’
2-“Shkaku kryesor i problemeve janë zgjidhjet.”
– 3-Përdorimi i përvojës së botës reale të bletarëve për të zgjidhur problemet e botës reale të bletëve.
Shmangni këto gabime fillestare të bletarëve për të mbajtur gjallë bletët në dimër. Në veri, është e ftohtë ! Shpesh na pyesin se si t’i mbajmë të gjalla, bletët gjatë dimrit. Lajmi i mirë është që bletët janë përshtatur për të qëndruar gjallë edhe përmes motit të ftohët dhe ngrirjes kanë jetuar në te çara guri osedruri në natyrë! Lajmi i keq, nganjëherë bletarët fillestarë bëjnë gabime me bletarinë e dimrit që mund të dëmtojë apo edhe të vrasin bletet e tyre.., Veçanërisht nëse kjo është bletarja juaj e parë e dimrit, ju pa dashje mund t’i dëmtoni bletët kur përpiqeni t’i mbroni ato. Mos i bëni këto gabime të bletarisë. Lexoni më tej për të mësuar se si të vendosni siç duhet bletët tuaj për të mbijetuar dimrin.
Gabime që mund të vrasin bletët në dimër.Për t’i mbajtur bletët të gjalla gjatë dimrit, shmangni këto gabime të zakonshme të bletarisë. Shmangia e këtyre do t’ju ndihmojë të mbani bletët tuaj deri në pranverë!
- Kujdes. Mos përdorni plastmas për të mbrojtur zgjoin ngate ftohtit.Në vend të plasmasit në zona të ftohta perdoret rrethimi me (zhuk) barishte te gjata qe rriten buzë kanaleve, lumenjeve.Thahen dhe perdoren në dimër të fiksuara me tel bari , rreth e qark.Në zgjua me rendesi ka mbulesa.Mire eshte të perdoret kartosera.Kjo mbrojtje eshte e shendetshme per bletet gjate dimrit.Mos perdorni ngushtime brënda zgjoit material ferizoli(ka arome të papëlqyeshme per bletet) .Familja e bletës nuk e ngroh gjithë hapsiren e zgjoit.Ajo punon te ngrohi lëmshin.Në perfundim gjykohet se bleta e perballon më mire të ftohtin,veshtirë e ka me ajrosjen.Ajo e ka zgjidhur këtë gjate gjithë jetrës jetës se saj, të çara guri ose druri.Futja e saj në shtepi( zgjua) I ka krijuar veshtiresi qe lidhet me ajrosjen.Ajrosja eshte kushti kryesor mbrojtjes se bleteve nga demtimi.
2.-Si i ri, Ju jeni një bletar i shqetësuar, kështu që është e natyrshme që dëshironi të kontrolloni në bletët tuaja. Por hapja e zgjoit të tyre të ngrohtë dhe komode gjatë dimrit mund të dëmtojë koloninë tuaj.Nëse i ekspozoni bletët tuaja në mot të ftohtë ka pasoja.
3- Kondensimi dimëror. Nëse e mbyllni kosheren tuaj shumë të ngushtë, mund të rritni kondensimin e përgjithshëm brenda kosheres dhe të bëni që ky ujë i ftohtë të pikojë vazhdimisht në tufë e bletëve dhe përfundimisht I vret ato. Të dhënat e literaturës japin një informacion më të plotë për këtë raport. 1 kg mjaltë i konsumuar në dimër, shton afërsisht 500 ml ujë, i cili kondensohet brenda zgjoit, duke krijuar një mikromjedis të lagësht dhe të ftohtë. Brenda zgjoit kemi dy mikromjedise: njëri në zonën e lëmshit ku temperatura luhatet: +22 – + 28 gradë dhe i dyti në pjesën tjetër të zgjoit ku temperatura është e përafërt me atë të mjedisit. Përvoja e bletarëve na sjell këndvështrime kontradiktore. Midis tyre ka që veshjen e zgjoit e vlerësojnë të dobishme, ashtu si ka të tjerë që nuk e pranojnë. Kjo tregon se regjimi termik brenda zgjoit nuk është i qëndrueshëm sipas viteve.
Studiuesit sqarojnë se, në provat e kryera për këtë qëllim përfundimet ishin krejt të papritura. U vërejt ndikimi negativ i mbështjelljes së plotë të zgjoit. Konsumi i ushqimit u rrit 26%. Mbështjellja vetëm e tavanit luan rol pozitiv në ecurinë e zhvillimit të familjeve të bletëve deri në pranverë. Të ndalemi pak, për të bërë një analizë të thjeshtë. Si rezultat i masave të marra nga bletari për të ruajtur regjimin termik brenda zgjoit, ndodh që familjet e forta ta ruajnë më mirë këtë regjim. Temperatura e rritur e shpërbën grumbullin dhe rritet sipërfaqja e mbuluar me bletë, kurse qendra e lëmshit ruan temperaturë normale, çka sjell shtimin e pjelljeve. Rritet konsumi i ushqimit dhe, si rrjedhojë e proceseve të shtuar metabolikë, rritet lagështira. Për pasojë do të vërehet një konsumim i parakohshëm, si dhe ngadalësim i zhvillimit të familjes në pranverë.
Agim NELAJ, Sarandë