Nisur nga fakti që Organizata Evropiane e Mbrojtjes së bimëve (EPPO) “Tomato brown rugose fruit virus’’ e ka kategorizuar në listën alert të masave emergjente dhe bazuar në protokollin diagnostikues PM 7/146 (1), bëjmë me dije se ky virus i përket gjinisë Tobamovirus si një shkaktar që sjell dëme të konsiderueshme.
Në këtë kontekst, marrja e masave urgjente parandaluese do të ishte mënyra më e mirë për të parandaluar infeksionin masiv në domate dhe speca e në rast evidentimesh sporadike edhe realizimi i menjëhershëm i karantinës së brendshme.
Cila do të ishte masa e parë parandaluese?
- Kompanitë importuese dhe ato prodhuese të farave domate e spec, duhet të analizojnë enkas për këtë patogjen viral e shoqëruar me analizë fitosanitare.
- Analiza për përcaktimin e këtij fitopatogjeni të jenë në nivelin RT-PCR.
- Analizimi i farave të ardhura të realizohet në laboratorë të akredituar dhe prestigjozë dhe kryesisht ato të vendeve të Bashkimit Europian ku mund të përmendet rrjeti laboratorik Eurofins-Francë, apo Naktuinbouw-Hollandë, si laboratorë lidër dhe testues mbarëbotërorë.
- Më poshtë po japim një informacion shkencor lidhur me këtë sëmundje.
Background
- Tobamovirus
- Tobacco mosaic virus (TMV)
- Tomato mosaic virus (ToMV)
- Tm-22 (TMV ve ToMV) varietetet rezistente do të jenë të prekshme
Biologjia
- Qëndron stable (mbijeton pa bimën bujtëse)
- Përhapet dhe nëpërmjet veshjes, mbeturinave bimore, solucionit ushqyes, tokës.
Bimët bujtëse
- Domatja (Bima kryesore bujtëse)
- Speci (Rrallëherë)
- Solanum nigrum (bar i keq)
Përhapja
- Farat e kontaminuara
- Përhapja mekanike shumë e shpejtë
- Nëpërmjet prekjes me duar dhe veshje
- Nëpërmjet materialit shumëzues (prerjet, shartimet e thikat shartuese)
- Makineritë bujqësore, vaditje me pika e struktura e serrave
- Toka e kontaminuar , mbeturinat bimore e terrenet ushqyese
- Mbeturinat e gjetheve dhe frutave.
- Bumble bees
- Uji vaditës i kontaminuar
Vendet që kanë raportuar
- 2014 Israel (përshkrimi i parë)
- 2015 Jordan
- 2017 Mexico
- 2018 California – Germany – Italy – China – England
Simptomat
- Frut
- Bimë
Simptomat e infeksioneve ndryshojnë në funksion të varietetit.
Simptomat e njëjta mbi pjesët e gjelbërta të bimës.
Në bimë
- Mozaik
- Rrudhosje, gjethe të ngushtuara dhe të deformuara.
- Vija kafe nekrotike në kërcell.
- Stopim i rritjes.
Në frut
- Çngjyrosje e frutit (5-10 %) në periudhë të nxehtë.
- Rrudhosje
- Defirmim
- Rrudha kafe
Fotot e mëposhtme janë realizuar nga ekspeditat fushore në Jordani.
Parandalimi
- Farë e pastër.
- Dezinfektim i mjeteve të punës.
- Higjenë e punëtorëve.
- Dezinfektim i tokës duke aplikuar klor.
- Varietete tolerante (vazhdon puna kërkimore)
Prof. Dr. Shpend Shahini
Përgjegjës i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.