DJI Agras - www.pixabay.com

Teknologjia e dronëve në bujqësi

Çfarë janë dronët?

Dronët janë të njohur më tepër me termin “mjete ajrore pa pilot” (UAV- Unmanned Aerial Vehicles). Një dron është një robot fluturues. Dronët mund të kontrollohen në distancë ose mund të fluturojnë në mënyrë të pavarur përmes një softweri, duke punuar të lidhur me sensorin on-board dhe GPS.

Përdorimi i dronëve në bujqësi

Dronët në bujqësi do t’i japin bujqësisë një teknologji shumë të lartë, nëpërmjet planifikimit dhe strategjive të bazuara në mbledhjen e të dhënave në kohë reale dhe procesimin e tyre. Në vijim po ju rendisim gjashtë mënyra sesi dronët mund të përdoren në bujqësi:

Analiza fushore


Dronët prodhojnë harta 3-D të sakta për analizimin e hershëm të tokës, të përdorshme në modelet e planifikimit dhe mbjelljes së farave. Pas mbjelljes, analiza e tokës e drejtuar nga dronët, siguron të dhëna për ujitjen dhe menaxhimin e nivelit të azotit.

Mbjellje

Fermat e reja kanë krijuar sistemin e mbjelljes me dron i cili ka arritur një normë-kthimi në vlerë deri në 75 % dhe uljen e kostos së mbjelljes me 85 %. Ky sistem lëshon farat dhe lëndët ushqyese të bimëve në tokë, duke i siguruar bimës të gjitha lëndët ushqyese për rritjen e saj.

Spërkatja e bimëve

Pajisjet e matjes së distancave me tinguj dhe lazer i mundësojnë një droni të rregullojë lartësinë sipas ndryshimit të topografisë dhe në këtë mënyrë shmang përplasjen.

Në mënyrë të vazhdueshme, dronët mund të skanojnë tokën dhe të spërkasin sasinë e duhur të lëngut, duke llogaritur distancën nga toka dhe spërkatjen në kohë reale për mbulim të njëtrajtshëm të tokës. Rezultati: Rritje e eficencës me një ulje të sasisë së kimikateve të cilat depërtojnë në ujrat nëntokësorë. Në fakt, ekspertët vlerësojnë që spërkatja nga ajri mund të përfundojë 5 herë më shpejt me dronë sesa me makineritë tradicionale.

Monitorimi i kulturave bujqësore

Fushat shumë të mëdha në sipërfaqe dhe eficenca e ulët në monitorimin e të mbjellave së bashku, krijojnë pengesën më të madhe në bujqësi. Sfidat e monitorimit janë përkeqësuar nga kushtet e paparashikueshme të motit, të cilat sjellin shumë rreziqe dhe kanë kosto të lartë në mirëmbajtjen e parcelave. Më parë, imazhet satelitore ofronin formën më të avancuar të monitorimit por kishin shumë disavantazhe. Imazhet satelitore duhet të shkarkoheshin ditë më përpara, ndërkohë që mund të merrej vetëm një imazh në ditë dhe ishin të pasakta. Për më tepër, ky shërbim ishte shumë i kushtueshëm dhe kualiteti i imazheve në disa ditë, ishte i ulët. Sot, animacionet e krijuara mund të tregojnë zhvillimin e saktë të një kulture bujqësore dhe të zbulojnë prodhimin joefikas, duke mundësuar menaxhim më të mirë të kulturave bujqësore.

Ujitja

Dronët me sensorë termikë, spektralë dhe multispektralë mund të identifikojnë cilat pjesë të parcelës janë në thatësirë ose kanë nevojë për përmirësim. Përveç kësaj, sapo kultura bujqësore është rritur, droni lejon llogaritjen e indeksit të bimësisë (Vegetation Index), i cili përshkruan densitetin relativ dhe gjendjen e kulturës bujqësore dhe tregon shenjën e nxehtësisë, sasinë e energjisë ose nxehtësisë që kultura bujqësore lëshon.

Vlerësimi i gjendjes së kulturave bujqësore

Është shumë i rëndësishëm vlerësimi i gjëndjes së kulturave bujqësore dhe pozicioni i baktereve dhe infeksioneve fungale në pemë. Skanimi i  një kulture bujqësore duke përdorur metodën me dritë të dukshme dhe infra të kuqe, mund të identifikojë cila bimë reflekton sasinë e dritës jeshile të lehtë dhe cila infra të kuqe. Ky informacion mund të prodhojë imazhe multispektrale që gjurmojnë ndryshimet në bimë dhe tregojnë gjendjen e tyre. Përveç kësaj, sa me shpejt të zbulohet sëmundja, aq më shpejt fermerët mund të aplikojnë dhe monitorojnë shërimin në mënyrë preçize. Këto mundësi rrisin aftësinë e bimëve të kapërcejnë sëmundjet.

Monitorimi në blegtori

Dronët me kamera termale lejojnë monitorimin e bagëtive në distancë. Monitoruesi mund të kontrollojë, dëgjojë dhe të shohë nëse ka ndonjë dëmtim, humbje ose lindje të kafshëve. Dronët u japin fermerëve një mënyrë të re për të monitoruar bagëtitë e tyre në çdo kohë duke rezultuar shumë fitimprurëse.

 

Olsid Mema
Departamenti i Shkencave Agronomike, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.

 

Na Ndiqni në: