Fundjavën e kaluar plazhet e Malagas dhe Granadas u pushtuan nga koloni të këtyre krijesave misterioze të detit. Duket sikur janë prej plastike dhe fillimisht peshkataret gabuan sepse menduan se ishin kandila deti, por në fakt ato janë jovertebrorë të padëmshëm për njerëzit, të njohur me emrin shkencor “Salpa fusiformis”.
Salpa fusiformis, është specia më e përhapur e gjinisë Salpa dhe bën pjesë në familjen Taliacei. Ato kanë një shpërndarje kozmopolitane dhe mund të gjenden në thellësi prej 0 deri 800 m. Kjo specie migron ndërsa perëndon dielli, duke lëvizur më afër sipërfaqes së detit gjatë natës. Ato mund të lëvizin në tufa shumë të dendura, si zooide të vetmuara ose më tepër si koloni. Zooidët e vetmuar zakonisht kanë gjatësi 22 deri 52 mm. Salpa fusiformus është një tunikë planktonike në formën e fuçisë që përfundon me një bisht të sheshtë, komplet trasparente, por me një njollë me ngjyrë potokalli që ndodhet në fund të aparatit tretës të tyre.
Ai përdor trupin e tij si një muskul që tkurret në mënyrë që të pompojë ujë dhe të lëvizë në detra e oqeane.
Krijesat e çuditshme mbërritën në plazhet e Andaluzisë, në plazhet e Malagës dhe Granadës. Qindra ekzemplarë të Salpa fusiformis janë shpërndarë duke krijuar frikë tek njerëzit që laheshin në det. Krijesat e çuditshme të detit gjithashtu kanë intriguar njerëzit për pamjen e tyre të çuditshme. Në fakt, janë jovertebrorë transparentë. Kanë inde muskulore primitive dhe gjatë evolucionit të tyre, ata e kanë humbur bishtin, por kanë të zhvilluar një aparat tretës shumë të veçantë, në formë tubi. Vitet e fundit ka pasur shumë prej tyre, veçanërisht në Oqeanin Atlantik. Zakonisht ato udhëtojnë në koloni dhe janë hermaphrodite.
Megjithëse ngjajnë me kandilat e detit, këto specie janë të padëmshme për njerëzit dhe nuk paraqesin rrezik. Për të shpjeguar praninë masive të këtyre gjallesave në plazhe, u kërkua mendimi i biologut Juan Jesús Martín. Shkencëtari shpjegoi se fenomeni nuk është aq i rrallë, edhe pse normalisht nuk ndodh gjatë kësaj periudhe të stinës se verës.
Normalisht Salpa fusiformis jeton në det të hapur por për shkak të erërave dhe rrymave, mund të afrohen në breg. Salpët në përgjithësi u afrohen plazheve në periudha të tjera, zakonisht në dimër, jo në periudhë të frekuentuar nga turistët, prandaj nuk është e zakonshme të takosh këta jovertebrore, si në këtë rast.
Sipas biologut, këto koloni do të kthehen në habitatin e tyre brenda disa ditësh. Ata nuk janë helmues dhe nuk pickojnë. Nuk janë të rrezikshëm, lëvizin ne formë kolonish dhe janë hermafrodite. Kolonitë e tyre ushqehen me fitoplankton, të afta të thithin nga ajri deri në 4000 ton CO2 që depozitohet në det. Po kështu, ato pastrojnë ajrin tonë. Nuk duhen lënduar sepse jo vetëm nuk dëmtojnë, por janë të dobishëm per ekositemin.
Prof.As.Dr. Jerina Kolitari
Departamenti Akuakulturës dhe Peshkimit, Fakulteti Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.