Ø FAO integroi platformën gjeo-hapësinore “Hand in Hand” dhe “Sepal” të cilat lidhin të dhënat dhe fuqinë analitike për vendimmarje dhe politika më të mira.
28/04/2021- Platforma gjeo-hapësinore “Hand in Hand” është një burim i ri i të dhënave gjeo-hapësinore të arritshme dhe transparente nga të gjithë sektorët e bujqësisë, peshkimit dhe pylltarisë.
Platforma përfshin mbi 1 (një) millionë shtresa gjeo-hapësinore, duke mbledhur së bashku informacionin gjeografik dhe të dhënat statistikore për sektorët e lidhur me ushqimin dhe bujqësinë; siguria ushqimore, të mbjellat, toka, uji, klima, peshkimi, bagëtia dhe pyjet. Platforma u lançua së fundmi nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë në Kombet e Bashkuara (FAO), Qu Dongyu dhe modernizon qasjen dhe ndërveprimin e të dhënave të organizatës.
Në lançimin e saj më të fundit, platforma HiH do të integrojë të dhëna të personalizueshme satelitore për monitorimin e pyjeve dhe tokës nga SEPAL – Sistemi i FAO-s për aksesimin, procesimin, analizimin dhe monitorimin e tokës.
SEPAL është një platformë me të dhëna të mëdha për monitorimin e pyjeve dhe tokës që u krijua nga FAO për t’iu përgjigjur nevojës urgjente në nivel kombëtar për sisteme inovative që mundësojnë monitorim dhe raportim të saktë, efikas dhe me kosto efektive të mbulimit të pyjeve dhe tokave. Krejtësisht “Open-Sourse” dhe i lehtë për t’u përdorur, SEPAL u mundëson 7,000 përdoruesve të tij të kenë shpejtësi të hyrjes dhe analizimit të imazheve satelitore , diçka që tradicionalisht kërkonte trajnim të specializuar, softëerë dhe fuqi përpunuese kompjuterike.
SEPAL do të forcojë vizualizimin e të dhënave dhe mundësitë analitike brenda platformës gjeo-hapësinore HiH (“Hand in Hand”). Për çdo fushë me interes në sipërfaqen e planetit dhe për çdo periudhë kohe me interes, përdoruesit e platformës HiH mund të krijojnë kompozime të personalizuara nga satelitët Landsat ose Sentinel. Me integrimin e SEPAL, përdoruesit mund të shtojnë informacion të personalizuar të imazheve satelitore në çdo analizë të ndërmarrë në HiH GP.
Më shumë rreth platformës gjeo-hapësinore “HiH”
Nisma FAO, Hand-in-Hand (HiH) mbledh së bashku vendet që kanë nivelet më të larta të varfërisë dhe urisë me vendet e zhvilluara. Ajo përqëndrohet në zonat me potencial të lartë bujqësor. Platforma gjeo-hapësinore e HiH mund të përdoret nga çdokush dhe zbatimi i saj nga ana e tij do të ndihmojë vendimmarrjen e mbështetur në të dhëna dhe të bazuara në prova në ushqim dhe bujqësi.
Të dhënat janë marrë nga FAO dhe ofruesit e tjerë kryesorë të të dhënave publike në të gjithë Kombet e Bashkuara dhe OJQ-të, akademitë, sektori privat dhe agjencitë hapësinore. Ai gjithashtu përfshin të dhëna të FAOSTAT mbi ushqimin dhe bujqësinë për 194 vendet anëtare të FAO plus 51 territore, nga 1961 në vitin më të fundit në dispozicion.
Perspektiva për të ardhmen
Ky integrim fillestar me SEPAL është vetëm hapi i parë. Gjatë muajve të ardhshëm, numri i algoritmeve të përpunimit SEPAL në dispozicion, përmes platformës gjeo-hapësinore HiH do të rritet duke përfshirë funksionet më të fundit të klasifikimit të imazheve SEPAL, analizën e copëzimit të tyre etj. Lidhjet më të forta midis platformave do t’i lejojnë përdoruesit të shtojnë analiza të personalizuara dhe më komplekse të imazheve satelitore, të aftësisë tashmë të fortë analitike të platformës HiH, duke kombinuar statistikat më të mira bujqësore dhe analizat e imazheve në një faqe të vetme.
https://data.apps.fao.org/
(aksesi në platform)
Në linkun e mëposhtëm gjendet një shpjegim i detajuar i platformës gjeohapsinore HiH
https://www.youtube.com/watch?v=TB-o8dxivGQ
Disa aplikime te thjeshta (Shembull 1)
Shënim:
Foto sipër e marrë nga platforma HiH tregon sasinë e reshjeve më 01/05/2021
Foto poshtë e marrë nga platforma HiH tregon sasinë e reshjeve më 01/01/2021
Ngjyra e verdhe dhe kafe tregojnë sasi te ulët të reshjeve (thatësirë)
Ngjyra e kaltër dhe blu e thellë tregojnë sasi të lartë të reshjeve
Shembull 2
Shënim:
Foto sipër- Monitorimi i kushteve të rritjes së kulturave bujqësor , periudha Janar-Prill 2021
Foto poshtë- Monitorimi i kushteve të rritjes së kulturave bujqësor, në periudhën Prill-Korrik 2020
Monitorimi kryhet nëpërmjet VClx një indicator i Remote Sensing
Olsid Mema
Departamenti i Shkencave Agronomike, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.
Kemi nevoje gjithmone per te tilla studime. Suksese!
Material shume i mire! Super!!