Breshëri në Elbasan dëmton të mbjellat

Rreshje të mëdha breshëri kanë përfshirë pasditen e sotme e Elbasanin duke shkaktuar dëmtimin e disa hektarë tokë të mbjellë, veçanërisht në njësinë administrative të Treganit.

Mësohet se dëmet më të mëdha janë regjistruar në fshatin Muçaj ku janë dëmtuar pothuajse plotësisht 150 ha ullishte dhe 20 ha vreshtari.

Stuhia e shiut e cila më pas u shoqërua nga breshëri, ka zgjatur për 20 minuta, të cilat mjaftuan për të dëmtuar pothuajse plotësisht qindra hektarë të mbjella.

 

Burimi faxnews: www.faxweb.al

Na Ndiqni në: