Zhvillimi ekonomik është njëri nga objektivat kryesorë të çdo shoqërie në botë, dhe rritja ekonomike është thelbësore për zhvillimin ekonomik. Të shumtë janë kontribuesit në rritjen ekonomike , mirëpo eksporti është konsideruar si një nga kontribuesit më të rëndësishëm.
Shqipëria ka një sektor privat të gjallë dhe dinamik. Shfrytëzimi i mundësive më të mëdha të eksportit përmes investimeve për rritjen e produktivitetit mund të sigurojë një burim të shëndoshë dhe të qëndrueshëm të rritjes ekonomike dhe të krijojë më shumë vende pune dhe më të mira. Rritja ekonomike ndikon në rritjen e eksporteve në qoftë se produkti i brendshëm rritet më shpejt se kërkesa e brendshme. Produktiviteti më i lartë do të thotë kosto më e ulët për njësi, dhe kjo rezulton në lehtësimin e rritjes së eksporteve.
Ekspertet e ekonomisë vlerësojnë se roli i eksportit është thelbësor për zhvillimin e një vendi. Për më shumë mbi rëndësinë dhe rolin e eksporteve në rritjen dhe zhvillimin ekonomik do të lexoni në artikullin e mëposhtëm :
www.monitor.al/rritja-ekonomike-e-qendrueshme-pse-duhet-ti-mbajme-syte-nga-eksportet-2/
Kushtet e reja ekonomike dhe gjeopolitike të krijuara nga pandemia mund të kthehen në një burim mundësish për ekonominë shqiptare, nëse biznesi, grupet e interesit dhe qeveria do të mund t’i shfrytëzojnë këto shanse pa humbur kohë.
Nga Daniel Guçe, Ekspert për Zhvillimin e SME-ve
Pëllumb Qosej
Ekspert për Zhvillim e Eksporteve
(Burimi /Source: www.monitor.al)