PublicDomainPictures - www.pixabay.com

Fuzarioza dhe gruri i fortë i vendit

Burime të reziztencës ndaj FUZARIOZËS (Fusarium Head Blight) në grurin e fortë të vendit

Gruri i fortë (Triticum durum Desf.) është një nga drithërat më të ndjeshme ndaj infeksionit nga Fuzarioza Fusarium Head Blight (FHB) për shkak të mungesës së burimeve të rezistencës. Për këtë arsye, sigurimi i kultivarëve apo linjave me rezistencë të lartë ndaj fuzariozës në grurin e fortë (T.durum) është jashtëzakonisht e vështirë. Agjentët kryesorë që e shkaktojnë fuzariozën janë kryesisht F. Graminearum, F. culmorum dhe F. avenaceum. Kjo sëmundje shkakton humbje të prodhimit dhe të cilësisë që shkaktohet nga kontaminimi i kokrrave me mykotoksinën. Këto të fundit janë metabolitë sekondare, të prodhuara nga kërpudhat dhe sekretimet në bimë, të cilat janë toksike për njeriun dhe kafshët.

Fig 1. Kallinj të grurit (T. durum) të infektuar me Fusariozë

Në resurset gjenetike të grurit të fortë të bankës gjenetike janë identifikuar linja (aksesione) me prani të gjeneve të rezistencës ndaj fuzariozës, të cilat janë mjaft premtuese për përmirësimin gjenetik të grurit të fortë si dhe për kultivim direkt nga fermerët.

Studimet e kryera nga Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (Universiteti  Bujqësor i Tiranës) në bashkëpunim me Institutin e Bioteknologjisë së Prodhimit Bimor të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe të Shkencave të Aplikuara të Jetës (BOKU), Vienë, Austri, identifikuan linjat/aksesionet me kodet: AGB0172; AGB0176; AGB0178; AGB0190; AGB0429; AGB0430; AGB0443 dhe AGB0475, me rezerva potenciale rezistence ndaj fuzariozës.

Fig 2. Vlerësimi i sëmundjes në fushë
Fig 3. Vlerësimi i sëmundjes në laborator

Këto linja/aksesione mund të shumohen dhe të përdoren nga fermerët për prodhim, gjithashtu edhe si komponentë shumë të rëndësishëm në programet e përmirësimit gjenetik për krijimin e kultivarëve të rinj rezistente ndaj fuzariozës së kallirit (FHB).

 

Dr. Valbona HOBDARI
Përgjegjëse për Monitorimin e Resurseve Gjenetike të Bimëve, Instituti i Resurseve Gjenetike, UBT.

Na Ndiqni në: