Në kontekstet e ekonomive në tranzicion zakonisht të karakterizuara nga institucione zyrtare të dobëta, një literaturë e pasur vë në dukje rolin e rëndësishëm të institucioneve informale në nxitjen e ekosistemeve sipërmarrëse. Sidoqoftë, në kontekstin bujqësor, dihet ende pak se si dhe pse institucionet ndikojnë në formimin sipërmarrës të fermerit. Për të kuptuar më mirë sesi institucionet informale formësojnë sipërmarrjen e fermerëve, Xhoxhi., et al (2021) heton se si besimi i fermerëve ndaj blerësve të tyre ndikon në orientimin e tyre sipërmarrës (OS) në kontekstin rural të një ekonomie në tranzicion.
Një pyetësor i strukturuar u krye në qershor – korrik 2017 me fermerë të qumështit në Shqipëri. Në total u intervistuan 238 prodhues të qumështit. Analiza faktoriale konfirmuese (AFK) është përdorur për të zhvilluar matësa për variablat e fshehtë të studimit (p.sh. besimi i fermerëve, OS) dhe një variabël instrumentale (VI) përdoret qasja për të vlerësuar efektin e besimit të fermerëve ndaj blerësit në OS të tyre, duke përdorur reciprocitetin si një VI i përshtatshëm.
Gjetjet empirike zbulojnë se inovacioni, marrja e rrezikut dhe proaktiviteti përfaqësojnë dimensionet e OS të fermerëve gjithashtu në kontekstin rural të një ekonomie në tranzicion. Për më tepër, besimi i fermerëve ndaj blerësve të tyre formon OS e tyre dhe në të njëjtën kohë, fermerët më të rinj dhe më të pasur kanë më shumë të ngjarë të kenë nivele më të larta të OS.
Rezultatet tregojnë se ekziston një korrelacion midis pasurisë së fermerëve dhe OS së tyre. Kjo marrëdhënie mund të shkojë në të dy anët. Sidoqoftë, studimet ‘’cross-sectional’’ nuk janë të përshtatshme të hetojnë ‘’feedback loops’’.
Ky studim adreson një boshllëk njohurish në literaturën institucion –sipërmarrje në ekonomitë në tranzicion, duke dhënë dy kontribute. Së pari, ai teston modelin e matjes OS së fermerëve, një variabël pararendës psikologjik e themeltar i veprimtarisë sipërmarrëse të fermerëve. Së dyti, teston hipotezën se besimi i fermerëve ndaj blerësve të tyre mund të ndikojë në OS e tyre.
Dr. Orjon Xhoxhi
Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Departamenti Drejtim Agrobiznesi, UBT.