Drejt fermave me zero gjurmë në: emetimet e karbonit në ajër, gjerimit të mbetjeve të ngurta dhe shkakrimeve në ujë. Udhërrëfyes për strategjitë e menaxhimit të qëndrueshëm të sektorin bujqësor në Ballkan (BalkanROAD)

Universitetit Bujqësor i Tiranës pjesë e partneritetit të projektit #BalkanROAD, me partnerin lider Benaki Phytopathological Institute(Greqi),(drejtuar nga Dr. Maria Doula) si dhe partnerë të tjerë si: Institute for Mediterranean Studies-FORTH (Greqi), American Farm School Post Secondary Educational dhe Training Association (Greqi), Open University of Cyprus (Qipro), Association of Agri-Environmental Farmers (Bullgari) and “Macedonian Organic Producers Federation” (Republika e Maqedonsë së Veriut), përmes një qasjeje të fortë pjesëmarrëse, përcaktoi problemet specifike të agrobizneseve në vendet e ballkanit drejt arritjes së qëndrueshmërisë dhe dha një strategji të synuar të tranzicionit për vitet e ardhshme.

Projekti zhvilloi një aplikacion web-GIS për llogaritjen e ndikimit mjedisor të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bujqësore, duke lejuar krijimin e zinxhirëve të vlerave lokale dhe forcimin e pozicionit të tyre në treg duke prodhuar dhe tregtuar produkte me emisione të ulëta të karbonit, shkakrimeve të ulëta në ujra dhe gjenerimit sa më pak të mbetjeve të ngurta nga ato në mjedis, të gjurmueshme në të gjitha fazat e prodhimit.

Projekti erdhi në një kohë kur nevojiten ndryshime të rëndësishme në mënyrën e funksionimit dhe harmonizimit të bizneseve me legjislacionin Evropian për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe për minimizimin e ndikimit mjedisor të proceseve dhe produkteve. Ndryshimet që do të bëhen më intensive në vitet e ardhshme ndërsa shkojmë drejt vitit 2030 (objektivi i parë për reduktimin e 55% të gazrave serë në krahasim me 1990) dhe më pas 2050 (objektivi i dekarbonizimit i BE -së).

Prandaj, kompanitë së shpejti do të fillojnë të kërkojnë mjete dhe shërbime që do t’i ndihmojnë në këtë tranzicion. BalkanROAD ndihmon këtë tranzicion tani, duke vendosur në dispozicion,  udhëzuesit dhe mjetet e nevojshme për praktika të qëndrueshme dhe inovative për të gjitha fazat e prodhimit, agrobizneset tani janë në gjendje të riorganizojnë kuadrin e tyre të funksionimit në një mënyrë të synuar dhe metodologjike.

Ata tani mund të krijojnë zinxhirë lokalë të vlerave dhe të provojnë dhe komunikojnë gjurmën mjedisore të produkteve të tyre në tregje dhe drejtpërdrejt tek konsumatorët. Ata gjithashtu mund të eksperimentojnë me mjetin ROAD dhe të vendosin strategjinë e tyre afatshkurtër dhe afatgjatë të ndryshimeve për përmirësimin gradual të proceseve të tyre (p.sh. zëvendësimi i lëndëve djegëse fosile me biokarburante, përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë, riciklimi i ujit, përdorimi i nënprodukteve/mbeturinave organike në tokë për sekuestrimin e karbonit, etj).

Webfaqja e BalkanROAD: https://balkanroad.eu

Mjeti GIS i webfaqes BalkanROAD për llogaritjen e emisioneve në fermë: https://roadtool.balkanroad.eu

Video info e projektit:  https://we.tl/t-rREzsZkIoq

Për më shumë detaje, ju lutemi kontaktoni: Prof. Dr. Fatbardh Sallaku

[email protected]

 

 

Na Ndiqni në: