Domatja e zezë

Kemi provuar e shijuar varietete të ndryshme domatesh, me përmasa e ngjyra giithashtu të ndryshme të tilla si të kuqe, të verdha, vjollcë  apo edhe jeshile por domate të zeza, jo shumëkush ka patur mundësinë t’i provojë. E megjithatë, përveçse në tregun europian ku gjendet me shumicë, edhe në vendin tonë ky produkt ka nisur të kultivohet nga disa fermerë.

Varieteti më i njohur i domates së zezë është “Indigo Rose”, kultivar që u krijua nga shartimi i domates së kuqe dhe asaj vjollcë dhe që rezutoi të ishte një produkt mjaft i ushqyeshëm.

Sipas specialistëve të bimëve, “Indigo Rose’’ është edhe më i shëndetshëm sesa varietetet e kuqe. Shkencëtarët zbuluan që domatja e zezë përmban antioksidantin anthocyanin, i cili shërben për të luftuar diabetin dhe obezitetin. Domatja e zezë nuk është aq e ëmbël sa domatja e kuqe por kanë një aromë të këndëshme dhe mund të konsumohen mjaft mirë kur janë të pjekura. Indigo Rose është një varietet që në pjesën e jashtme është e zezë (vjollcë e errët) dhe në brendësi është e kuqe.

Na Ndiqni në: