CoSolve-19: Një hap më tej drejt zgjidhjes së duhur!

Pandemia COVID-19 e ka goditur rëndë ekonominë shqiptare. Për shkak të rimëkëmbjes ekonomike të ngadaltë dhe papunësisë në rritje, në veçanti në bizneset në sektorin e turizmit, bujqësisë dhe sektorë të tjerë, ato po përballen me shumë pak të ardhura. Për shkak të kësaj situate sfiduese, Qeveria Gjermane dhe ajo Shqiptare, ka ngritur këtë instrument këshillimor, i kombinuar me grante, për të zbutur pasojat e krizës së COVID-19, e njohur si CoSOlve-19. Kjo iniciativë e përbashkët, do tu ofrojë Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) këshillim dhe trajnime të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale, të cilat do i përkrahnin ato që të përshtaten me situatën e re të shkaktuar nga COVID-19, përfshirë edhe informacionin mbi mundësitë e financimit të ideve të tyre.

Linjat sektoriale, të cilat do të përfitojnë nga CoSolve-19 janë si në vijim:

  • Turizmi: NMVM akomodimi (hotele, agroturizëm, bujtina, kampingje)ë Operatorë turistikë të regjistruar dhe guida turistike  Objekte shërbimi (bare & restorante në zonat rurale që ofrojnë aktivitete turistike).
  • Bujqësia:  Fermerë individualë  (me NIPT aktiv fermeri)ë Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësorë NMVM-të që ushtrojnë aktivitetin e tyre në prodhimin, grumbullimin, përpunimin, marketimin dhe shitjen e produkteve bujqësore.
  • Sektorë të tjerë: Thirrja është e hapur për NMVM-të që janë prodhues të tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, bizneseve të artizanatit, ofrues të shërbimeve etj., si dhe  biznese  te tjera që janë dëmtuar si pasojë e Covid 19.

Thirrja është e hapur deri më 31 Mars, 2021.

Për më shumë informacion rreth CoSolve-19, ju lutemi vizitoni: CoSolve-19 | Këshillim. Përshtatje. Grante

Ju mund të shihni edhe videon e lancimit: CoSolve-19 | Eventi i lançimit – YouTube

Për ide më të qarta rreth procedurave të aplikimit, vizitoni: https://fb.watch/4k61Fz16vY/

Për të shkarkuar broshurën klikoni këtu.

CoSolve-19 implementohet nga GIZ në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Na Ndiqni në: