martin_hetto - www.pixabay.com

Banania e kuqe, fruti i veçantë që njihet pak

Të shumtë janë ata që njohin dhe konsumojnë frutin e bananes, atë me ngjyrë të verdhë ose jeshile, por të paktë janë ata që njohin bananen e kuqe apo më tepër ta konsumojnë atë.  Bananet e kuqe janë një grup i varietetit të bananes por më lëkurë të kuqe në vjollcë. Disa prej tyre janë më të vogla apo më të fryra se bananet e zakonshme dhe janë të veçanta për ngjyrën e tyre karakteristike.

Banania e kuqe rritet në Amerikën e Jugut dhe në Azi dhe është një nga varietetet më të shijshme të bananes, njohur ndryshe me emrat ”Nendran dhe Ethakai”.

Banania përmban shumë vitamina dhe minerale dhe kjo e bën atë një frut shumë të ushqyeshëm dhe të shëndetshëm. Bananet e kuqe kanë sasi të mëdha karoteni në tulin e frutit dhe nivele më të larta të vitaminës C. Ndër të tjera banania është e pasur me hekur dhe nxit prodhimin e hemoglobinës në gjak, ndaj ndihmon kundër anemisë por gjithashtu është e pasur me kalium ndaj është efikase edhe për të ulur tensionin e gjakut.

Na Ndiqni në: