Photo by Scott Graham on Unsplash

Drejtimi operacional në vitin 2021

Vaksinimi, zgjidhja e vetme për të dalë nga situata e vështirë e shumë bizneseve. Ndërsa
pandemia vazhdon akoma të jetë problematike në shumë vende të botës, sipërmarrësit dhe
popullata e gjerë shpresojnë për dritë në fund të tunelit.

Kriza vazhdon të ndikojë në sistemet e ekonomisë së tregut dhe zinxhirët e furnizimit,
organizatat e prodhimeve dhe shërbimeve,etj.

Organizatat industriale do të vazhdojnë të ecin përpara, duke u mbështetur në drejtimin e
menaxherëve të operacioneve për të lundruar në një mjedis gjithnjë dhe më të vështirë, ndikuar
nga shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm të mjedisit.

Fushat me të cilat mund të përballen menaxherët e operacioneve si sfidë e 2021 janë:

  • Menaxhimi i kostos
  • Menaxhimi i fuqisë punëtore
  • Teknologjia
  • Proceset
  • Faktorët mjedisorë

Për shumë biznese të prodhimeve dhe shërbimeve, rimëkëmbja nuk do të jetë e lehtë dhe e
drejtpërdrejtë. Kërkesa e luhatshme e nxitur nga pasiguria e tregut me shumë mundësi do të
vazhdojë gjatë.

Përballë këtyre vështirësive, drejtuesit e operacioneve do të jenë nën presion për të dhënë
gjithnjë rezultate pozitive efektive.

 

Dr. Denisa Pipero
Departamenti Drejtim Agrobzinesi, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT.

Na Ndiqni në: