Fermerë e kultivues të hardhisë gjate këtij muaji në vreshtat tuaja do të shfaqet brumbulli i gjelbër i cili shkakton dëme të konsiderueshme në përgjithësi kultivuesit e hardhisë nuk janë të njohur me këtë problematikë.
Për t’ju ardhur në ndihmë në këtë material do të gjeni informacion mbi përhapjen, dëmin, përshkrimin, mënyrën e jetesës dhe masat e kontrollit për ti zbatuar në kushtet e fermës tuaj.
Përhapja, dëmi dhe përshkrimi
- Dëmtues polifag, që prek hardhinë, qershinë, kumbullën, lajthinë, etj.
- Në bimët e dëmtuara gjethet janë të ngrëna dhe në to mbetet vetëm nervatura.
- Gjethet thahen dhe bien para kohe.
- Insekti i rritur ka trup rreth 13 mm, nga sipër është i gjelbër, me shkëlqim, ndërsa në pjesën e poshtme,
- me shkëlqim të bronztë.
- Larva është pak e përkulur me ngjyrë të bardhë në të verdhë. Gjatësia e trupit arrin deri në 18 mm.
Mënyra e jetesës
- Dimëron në stadin e larvës në tokë, ose si insekt i rritur.
- Insekti i rritur shfaqet zakonisht në muajin qershor. Pas koopulimit femrat i vendosin vezët në tokë dhe larvat e dala nga vezët, të gjithë zhvillimin e kanë në tokë dhe dëmtojnë rrënjët e bimëve shumëvjeçare.
Masat e kontrollit
- Kryhen trajtime me produkte fosfor-organike si dhe piretroide sintetike, sapo të shfaqet dëmtuesi në vresht.
- Ndër preparatet fosfor-organike përmendim:
- Chlorpyriphos – methyl
- Cipermethrine
- Deltamethrine, etj.
- Mbledhje e dëmtuesit në orët e para të mëngjesit.
- Shërbime agroteknike që shkatërrojnë larvat në tokë.
Prof. Dr. Shpend Shahini
Përgjegjës i Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT.