congerdesign - www.pixabay.com

Çfarë vaji preferojnë qytetarët e Tiranës?

Profili i konsumatorëve të vajit ushqimor në qytetin e Tiranës

Përcaktimi i profilit të konsumatorëve për produktet dhe shërbimet e ofruara në treg është një aspekt mjaft i rëndësishëm i planifikimit strategjik në marketing për organizatat e biznesit. Njohja e këtij profili i ndihmon bizneset të hartojnë dhe implementojnë strategjitë e duhura të marketingut për grupe të ndryshme konsumatorësh me karakteristika specifike. Studimi në fjalë ka si qëllim të evidentojë pikërisht profilin e konsumatorëve për lloje të ndryshme të vajit për gatim (luledielli, misri, ulliri) bazuar në disa variabla specifike social – ekonomike si mosha dhe niveli arsimor i personit përgjegjës për blerjet e ushqimeve në familjet tiranase , numri i anëtarëve të familjes dhe të ardhurat mujore të kësaj të fundit.

Tabela 1: Profili social –ekonomik i konsumatorëve të vajit ushqimor (për gatim)

Analiza e të dhënave në studim tregon se vaji i lulediellit konsumohet më së shumti në familjet me të ardhura mesatare më të ulëta (435 EUR) në të cilat personi përgjegjës për blerjet ka një moshë mesatare 40 vjeç dhe nivel arsimor më të ulët (12 vite) krahasuar me dy grupet e tjera. Ndërkohë e kundërta vlen për vajin e ullirit. Ky i fundit konsumohet për gatim në familje me të ardhura mesatare mujore më të larta (570 EUR) dhe ku mosha mesatare e personit përgjegjës për blerjet e ushqimeve është më e re (36 vjeç) dhe me një nivel arsimor më të lartë (16 vite edukim – studime universitare të përfunduara). Përsa i përket numrit mesatar të anëtarëve të familjes, duket se ky variabël nuk është përcaktues i profilit të konsumatorëve të vajit për gatim.

 

Prof. As. Dr. Ledia Thoma
Departamenti Drejtim Agrobiznesi, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT.

Na Ndiqni në: