Remitancat impakt në ekonomi, përbëjnë mbi 10% të PBB-së

Në Shqipëri, remitancat përbëjnë mbi 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, e për rrjedhojë analizat e detajuara të impaktit të tyre në jetën ekonomike  janë thelbësore”, bën të ditur Banka e Shqipërisë në studimin e publikuar së fundi mbi remitancat.

Studimi i BSH-së, tregon se për familjet që marrin të ardhura nga emigrantët, remitancat  janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave duke përbërë mesatarisht 34% të totalit të të ardhurave mujore të familjes.

Në anën tjetër, studimi nuk gjen diferenca të rëndësishme mes  familjeve që marrin  remitanca dhe atyre që nuk marrin remitanca në terma të konsumit dhe shportës së buxhetit por gjen diferenca në nivelin e kursimeve ku familjet të cilat marrin remitanca kursejnë mesatarisht më shumë sesa ato që nuk marrin remitanca.

Sipas BSH-së, përgjatë vitit 2020, më konkretisht, gjatë gjysmës së parë të vitit, kur goditja e pandemisë ishte më e fortë, remitancat u pakësuan ndjeshëm, megjithatë, gjatë gjysmës së dytë të vitit, ato pësuan një rritje të shpejtë në terma vjetorë (9.2 %), e cila ka vazhduar edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 (rritja vjetore shënonte 10.6 %).

 

Burimi: ata.gov.al

Na Ndiqni në: