Kosovë, AUV lejon tregtimin e shpezëve në vend.

Pas situatës jo të favorshme të regjistruar kohët e fundit në disa vende të rajonit por edhe më gjerë për shkak të përhapjes së gripit të shpendëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, njofton se situata për këtë problematikë tashmë është nën kontroll dhe për këtë arsye,autorizon konsumimin dhe tregëtimin e shpezëve në Kosovë. Prej pak ditësh ky autoritet njoftoi se me sukses ka arritur të menaxhoj sëmundjen e gripit të shpezëve (Avian Influenca ose H5N8)/

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në vlerësimet profesionale dhe ekzekutive për situatën epizootiologjike në lidhje me paraqitjen e sëmundjes e gripit të shpezëve në Kosovë bën me dije se me sukses  ka arritur të menaxhojë dhe të mposhtë këtë sëmundja. Sipas AUV, rasti i fundit pozitiv i diagnostifikuar nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është regjistruar në datën 20.06.2021 dhe tashmë janë plotësuar kushtet veterinare dhe afatet kohore ligjore për të liruar masat kundër sëmundjes.

AUV informon qytetarët se në datën 07.07.2021 është mbajtur një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, ku janë njoftuar për gjendjen e fermave të krijuar nga izolimi, nevojën e lejimit të lëvizjes së shpezëve nga fermat në tregje për t’u mundësuar ciklin e qarkullimit të ripopullimit të fermave me zogj. Kësisoj, pas vlerësimeve profesionale për situatën epizootiologjike, respektimit të afatit kohor ligjor nga paraqitja e rastit të fundit, AUV vendosi për shfuqizimin e vendimit AUV-Nr. 3927 për ndalimin e lëvizjes së shpezëve në Republikën. e Kosovës.

Lëvizja dhe tregtimi i shpezëve duhet të bëhet gjithmonë duke respektuar rregullat për transport dhe shitje të përcaktuara me legjislacionin në fuqi-saktëson AUV Kosovë.

 

Burimi AUV – Kosovë

Na Ndiqni në: