Photo by T.R Photography on Unsplash

Koronavirus i qenit

Koronavirusi i qenit (CCoV) NUK KA LIDHJE ME SARS-COV-2 që shakton koronavirusin COVID-19!

CCoV quhet sëmundja e Koronavirusit të qenit. Si fillim dëshirojmë të sqarojmë se : Koronavirusit i qenit (CCoV) NUK prek njerezit dhe NUK është e njëjtë me virusin SARS-COV-2 që shakton koronavirusin COVID-19!

CCoV-Koronavirusi i qenit shkakton probleme gastro-intestinale dhe jo probleme të frymëmarrjes!

CCoV është shumë ngjitës (nga qeni – tek qeni) veçanërisht tek këlyshët e vegjël.
Ky virus (CCoV) është zakonisht jetëshkurtër, por mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme të sistemit tretës tek qeni i prekur.
CCoV ështënjë virus që i përket familjes së koronavirusëve.

Virusët e kësaj familje e kanë marrë këtë emër pasi kur shihen nga lart në mikroskop, duken si një kurorë e mbuluar me zbukurime dhe me një unaze metalike.

Në mbyllje theksojmë se : Egzistojnë lloje të ndryshmesh koronavirusës në kafshë (si psh koronavirusi i maces) apo shpendë dhe nuk janë të rrezikshëm për njerëzit!

 

Përgatiti Mjekësia Veterinare Shqiptare

Na Ndiqni në: