cottonbro - www.pexels.com

Gripi i shpendëve dhe masat e mara në vend

Pas një sërë masash të marra nga autoritetet për gripin e shpendëve, një tjetër vendim është marrë së fundmi në këtë kuadër dhe që ndalon importin e shpendëve dhe nënprodukteve të tyre edhe nga veriu i Italisë. Fatmirësisht në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast i ri.

Më herët Shqipëria ndaloi importin e shpendëve shtëpiake dhe atyre të egër, mishin dhe nënproduktet e tyre nga disa vende evropiane. Ishte MBZHR që firmosi urdhrin që ndalonte hyrjen apo tranzitimin e shpendëve të gjallë, mishit dhe vezëve të tyre në territorin tonë nga rajonet e Epirit, Maqedonisë dhe Trakes në Greqi, ku përfshihet kryesisht Selaniku, Janina, Dhespotria dhe Kozani, ndërsa në fillim të muajit qershor u ndalua tërësisht importi nga Kosova. Këto masa janë marrë për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë. Shqipëria importon sasi më të mëdha të mishit të shpendëve nga Brazili, por sasi të konsiderueshme të importit për këtë product ka dhe nga Greqia e Kosova. Pak javë më parë zv/ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi foli për marrjen e një sërë masash që ndalonin importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit jo vetëm nga  Kosova, e rajone të Greqisë Veriore, por edhe nga Polonia, Sllokvakia, Hungaria, Gjermania, Ukraina, Izraei, Belgjika, Rumania, Çekia, Danimarka etj.

Sipas MBZHR rastet e para të konstatuara me gripin e shpendëve u regjistruan në ferma të vogla dhe se pavarësisht ngordhjes së 270-300 shpendëve, situata ishte nën kontroll. Po sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sëmundja ishte e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodheshin respektivisht në Fushë- Krujë, në Dajt dhe Bujan.

 

Burimi – interneti

Na Ndiqni në: