Photo by cottonbro from Pexels

Nis vaksinimi për sëmundjen e brucelozës në vend

Në mbarë vendin ka nisur procesi i vaksinimit falas kundër sëmundjes së brucelozës në të imtat e remontit. Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në zbatim të programit të kontrollit me vaksinën REV-1, deri tani janë vaksinuar për brucelozë 20.3% e të imtave të remontit.

Por çfarë është bruceloza?

Bruceloza është një nga sëmundjet më të shpeshta zoonotike në botë, me një përhapje që në disa vende llogaritet mbi 10 per 100.000 banorë, veçanërisht në zonat e varfëra rurale. Rrallë është vdekjeprurëse, por ka efekte shkatërruese. Speciet e Brucella-s janë konsideruar si agjentë bioterroristë të klasës B sepse përhapen pa ndonjë vështirësi me rrugë aerogene dhe përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm në laboratorët e mikrobiologjisë. 4 speciet patogjene që shkaktojnë këtë sëmundje për njeriun janë: Brucella melitensis, Brucella abortus, Brucella suis dhe Brucella canis. Në veri të Europës dhe Amerikës, pjesa më e madhe e rasteve me brucelozë janë regjistruar në vende pranë detit ose nga përdorimi i qumështit të papasterilizuar dhe produkteve të tij, përshirë dhe djathin. Sëmundja mund të prekë çdo sistem ndaj paraqitet me manifestime klinike nga më të ndryshmet dhe veçanërisht me ethe të zgjatur me origjinë të panjohur, shoqëruar me ankesa reumatizmale në 50% të rasteve. Diagnoza bazohet në prezantimin klinik dhe testet laboratorike. Antibiotikoterapia e kombinuar është rruga kryesore e trajtimit, e cila duhet të përdoret për një kohë të gjatë me qëllim parandalimin e relapsit.

Bruceloza shaktohet nga bakteret e gjinisë Brucella. Këto baktere janë kokobacile gram-negative aerobe. Ato nuk kanë kapsul, plasmide dhe flagjel dhe janë patogjene ndër-qelizore.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga gëlltitje e qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre. Njihet gjithashtu si ethe undulante, ethe e Maltës dhe ethe mesdhetare.

Burimi: interneti

Na Ndiqni në: