12019 - www.pixabay.com

Keqpërdorimi i medikamenteve në mjekësinë veterinare

Mjekësia ligjore veterinare është një disiplinë shkencore dhe praktike e përfshirë së fundmi në kurrikulat e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Ajo ka për qëllim të gjejë shkakun dhe mënyrën e abuzimit me kafshët si dhe të mundësojë grumbullimin dhe analizimin e provave që ndihmojnë organet ligjzbatuese në gjetjen e shkaktarit të abuzimit. Keqpërdorimi i medikamenteve nga mjekët veterinerë bën pjesë në atë spektër të mjekësisë ligjore veterinare që konsiderohet si pakujdesi. Kjo e fundit në përgjithësi konsiderohet moskryerja ose kryerja e një veprimi, të cilin një person i kujdesshëm duhet ta kryente ose të mos e kryente në rrethana të caktuara. Ёshtë veprim i dënueshëm.

Permetrina përdoret kryesisht si ektoparazitar në qen. Produktet e piretrinës në formë pikash në qafë (spot on) janë të kundërindikuara në mace sepse ato janë më të ndjeshme sesa qentë ndaj helmimeve për shkak të pamundësisë së konjugimit të glukuronideve në mëlci. Preparatet “spot on’” në mace induktojnë rritje të aktivitetit muskular me manifestime tkurrjesh spontane dhe të pavullnetshme, tremor, konvulsione dhe gjendje depresive të cilat zgjasin përgjithësisht rreth 35 orë. Shërimi ndodh pas 2-3 ditësh dhe rreth 10% e maceve ngordhin.

 

Prof. Asoc. Ilir Kusi
Departamenti i Moduleve Klinike, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT.

Na Ndiqni në: