Capri23auto - www.pixabay.com

Operacioni i vështirë në syrin e tigrit Sumatran, i pari sukses i këtij lloji në botë

Ishte një procedurë e ndërlikuar kirurgjikale, kishte nevojë për trajtim shumë të kujdesshëm dhe kërkonte përdorimin e shumë anestetikëve, por pavarësisht këtyre syri i dëmtuar i një tigri Sumatran arriti të shpëtohej plotësisht.

Operacioni i tigrit me emrin Ratna u zhvillua në kopështin zoologjik në Cambridgeshire dhe syri i saj i majtë tashmë gëzon shëndet të plotë. Operacioni i rrallë i kryer nga mjekë veterinerë të specializuar besohet të jetë i pari i këtij lloji në botë, i kryer tek një kafshë e tillë. Procedura kirurgjikale ishte tentuar të kryhej edhe në fillim të këtij viti tek tigri 17-vjeçar por pa rezultat ndaj u zhvillua ndërhyrja e dytë kirurgjikale. Sipas mediave ndërkombëtare syri i majtë i tigrit tek i cili ishte hequr një katarakt më parë, ishte përkeqësuar dhe më pas një ulçerë e kornesë u diagnostikua nga mjekët veterinerë. Ndërhyrja kirurgjikale zgjati rreth 30 minuta dhe tigri peshonte 93 kilogramë.

https://www.itv.com/news/2021-05-16/eye-operation-on-sumatran-tiger-hailed-roaring-success-in-world-first

Na Ndiqni në: