Capri23auto - www.pixabay.com

Influenca aviare

Influenca aviare është një sëmundje zoonotike e cila prek të gjitha llojet e shpendëve dhe shkaktohet nga virusë të familjes Orthomyxoviridae.

Në këtë familje bëjnë pjesë rreth 1000 lloje të ndryshëm virusësh patogjeniteti i të cilëve ndyshon vazhdimisht si pasojë e mutacioneve që ata mund të pësojnë. Duke u bazuar në nivelin e patogjenitetit të tyre, viruset e gripit të shpendëve klasifikohen në virusë me patogjenitet të ulët dhe virusë me patogjenitet të lartë.

Sëmundja mund të transmetohet nga sekrecionet e shpendëve të infektuar, shpendët e egër, ushqimet e kontaminuara dhe mjetet e punës. Periudha e inkubacionit zgjat nga disa orë deri në shtatë ditë. Shenjat klinike janë të lidhura ngushtë me patogjenitetin e agjentit që shkakton sëmundjen.

Shpesh herë patologjia kthehet në një infeksion respirator kronik. Në rastet kronike sëmundja shoqërohet me një rënie të theksuar të prodhimit gjë e cila mund të vazhdojë për disa javë. Në rastet akute ose sistemike sëmundja shkatohet nga viruset e grupit A.

Në rastet akute influenca aviare karakterizohet me ngordhje të menjëhershme dhe me shfaqjen e shenjave nervore, siç mund të jetë paraliza. Shenjat klinike karakterizohen me reduktim të konsumit të ushqimit dhe ulje të prodhimit të vezëve. Shpendët shpesh herë qëndrojnë në gjendje dobësie dhe mund të dallojmë rrotullime të qafës.

Në disa raste dallojmë edema rreth syve, enjtje të kokës e shoqëruar me hemoragji ose cianozë të lafshës si dhe prani të gjakut në kloakë. Gjatë kësaj forme, mortaliteti mund të arrijë deri në 100% të rasteve brenda 48 orëve.

Sëmundja shoqërohet me gjendje depresioni, rrjedhje nazale, diarre dhe shpesh-herë ngjyrë jeshile, konjuktivit, kollitje dhe ndërprerje të vokalizimit. Hemoragjia e theksuar që vërehet nën lekurë dhe në gjymtyrë përbën një nga shenjat kryesore klinike.

Lezionet janë karakteristike vetëm në rastet akute gjatë të cilave mund të konstatojmë kongjestion dhe hemorragji në organe të ndryshme. Hemoragji të shoqëruar me petekia dallojmë tek proventrikuli.

Në të njëjtën kohë hemoragji sub-kutane mund të vërehet dhe tek gjymtyrët në nivelin e artikualcionit femuro-tibial. Në qeskat e ajrit, peritoneumm dhe perikardë dallohet prania e eksudatit fibrinozë. Në të njëjtën kohë mund të dallojmë dhe inflamacion të konjuktivave, trakesë dhe qeskave të onajrit.

Zmadhime i mushkrise dhe prania e hemoragjise petekiale.

Vlerësimi

Shpendët e prekur nga gripi i shendëve nuk lehojet të hyjnë në thertore. Karkasat e tyre konfiskohen dhe digjen. Me qëllimin që të eliminohet kontakti me virusin, veterinerët që manipulojnë me shpendët e prekur duhet të kenë një veshje speciale që përbehet nga dorezat, syzet, maskat, veshja dhe cizmet. Veshjet e përdorura duhet të digjen pas përdorimit.

 

Dr. Egon Andoni
Departamenti Shëndetit Publik Veterinar, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT.

Na Ndiqni në: