EDHE MË TEPËR NË DEPARTAMENTIN E MENAXHIMIT TË TURIZMIT RURAL!

Gjëra të mahnitshme ndodhin kur studentët janë të ekspozuar ndaj arsimit më cilësor të mundshëm. Nën udhëheqjen e një ekipi pedagogësh frymëzues, një kurrikul gjithëpërfshirëse dhe entuziazëm në mësimdhënie, studentët e Masterit Profesional në Departamentin e Menaxhimit të Turizmit Rural diskutojnë mbi  rëndësinë e agroturizmit si  një sektor me potencial shumë të madh në zhvillimin ekonomik, social e kulturor në vendin tonë. Nga diskutimet e studentëve evidentohet se zgjerimi i hartës së sipërmarrjeve agroturistike dhe diversifikimi i shërbimeve të tyre duhet të shoqërohet edhe me rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore në sektorin e turizmit si një element bazë për të pasur një ofertë agroturistike të një niveli të lartë dhe konkurruese. Ndryshimet e shpejta dhe gjithnjë në rritje që pëson tregu dhe bizneset, zhvillimi i teknologjive të reja, kërkojnë burime të kualifikuara njerëzore, njohuri dhe aftësi të reja, të cilat janë të nevojshme për të kryer në mënyrë sa më efikase funksionet menaxhuese dhe administrative në sektorin e turizmit.

Në këtë kuadër, Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural ka çelur  programin e ri të studimit të Shkollës së Lartë Profesionale “Agroturizëm dhe Mikpritje” që synon të ofrojë mundësi më të mëdha karriere në pozicionet si menaxherë të bizneseve të agroturizmit, administratorë të bizneseve të hotelerisë e mikpritjes si dhe specialistë në sipërmarrjet agroturistike. Ky program studimi, nëpërmjet kombinimit të njohurive akademike me aftësitë praktike, është dizenjuar për kualifikimin e burimeve të mjaftueshme njerëzore të kualifikuara për të përmbushur nevojat në rritje të industrisë së turizmit.

Universiteti Bujqësor premton të ndërtojë themelin arsimor që lejon lulëzimin e talenteve, ideve dhe besimit. Universiteti Bujqësor, i pari në kurrikulat e turizmit!  Më i miri në edukim!

Anila SULAJ, PhD
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural, UBT

koment

  • So interesting!

    Po pse nuk është hapur me parë ky program studimi!?
    …Apo kanë hall këta drejtuesit e UBT se nuk po ” vjelin” mirë e mirë studentët nga leket.

    Po si gjithmonë UBT duket si një burg ku as edhe një investim ne mirëmbajtje apo restaurim nuk është bërë, fjalët i merr era.

Na Ndiqni në: