Kohët e fundit, po diskutohet gjithnjë e më shumë pëër një profesion mjaft të vjetër, shumë të lidhur me fermerin shqiptar: për bariun. Natyrisht që kushtet kanë ardhur gjithnjë duke ndryshuar, dhe ky profesion, në momentet aktuale, nuk po shikohet me interesin e duhur. Por, le të analizojmë sado pak gjendjen. Zona e Veriut të Shqipërisë është një zonë mjaft e njohur për traditën e mbarështimit të blegtorisë dhe të shfaqjes së fenomenit të njohur si transhumancë. Kjo ka ndodhur për disa arsye, por më kryesoret janë: i) është zonë me sipërfaqe shumë të kufizuar të tokës bujqësore; ii) janë zona mjaft të larta ku është vështirë të kalohet dimri me bagëtitë në lidhje me ushqimin e bagëtive; iii) gjatë dimrit ka temperatura shumë të ulëta, ku në kushtet e stallave modeste mund të shfaqen probleme të hipertermisë; iv) shfaqen problematika në lidhje me fuqin punëtore për të përballuar gjithë problematikën e mbarështimit në kushte të maësisë. Prandaj edhe është bërë thuajse e domosdoshme lëvizja e bagëtive: kalimi i dimrit në vërri (në zonën fushore) dhe kalimi i verës në bjeshtë (livadhe e kullota malore).
Që nga viti 1991, u karakterizua nga ndryshime të thella në strukturën prodhuese të vendit, duke modifikuar shpërndarjen e pyjeve dhe kullotave duke krijuar tre lloje të pronësisë mbi to: pyje publike; pyje komunale dhe pyje private. Sektori i pylltarisë është prekur veçanërisht nga ky tranzicion: shpërbërja e ndërmarrjeve pyjore, prerjeve masive të paligjshme, shërbime pyjore të dobëta të shtetit, pak investime në sektorin e pyjeve. Këto ndryshime legjislative dhe politike në sektorin e pyjeve kanë ecur së bashku me modifikime të rëndësishme në aspektin e qeverisjes territoriale dhe pronësinë mbi token. Fusha e implementimit të këtyre proceseve kombëtare (decentralizimit dhe devoluimi), tregon një kronologji jashtëzakonisht komplekse edhe konfuze për shumë aktorë. Diversiteti dhe mbivendosja e mjeteve dhe instrumenteve të monitorimit, arritja e procesit të decentralizimit në vitin 2008, e cila i jep pronësinë dhe menaxhimin e 60% të pyjeve dhe kullotave në 240 komunat dhe bashkitë shqiptare, hap një debat të rëndësishëm në zhvillimet e saj të ardhshme, se si duhet të jetë procesi në vijim.
Reduktimi i numrit të barinjve si dhe të numrit të kafshëve që mbarështojnë, është reduktuar edhe numri i staneve. Ato kanë ardhur duke u degraduar nga koha dhe mos kujdesi i njeriut. Në këtë situatë edhe kullotat kanë pësuar ndryshime. Këto ndryshime kanë të bëjnë me: i) shtimin e shkurreve e deri të drurëve pyjore në kullota; ii) zënien (nga pylli) të disa rrugëve malore e shtigjeve që të çojnë te kullota; iii) dëmtimin e lerave dhe të disa burimeve natyrore, si pasojë e veprimit të kushteve atmosferike dhe të mungesës së kujdesit të njeriut; iv) daljen e bimëve të padëshiruara, si ferra, etj, në kullotat; v) dëmtimin e kullotave nga rrëshqitjet e ndryshme e daljen e gurëve, etj; vi) mungesë të plehërimit të barit, për pasojë të mungesës së kafshëve që kullosin; vii) degradim të kullotave si pasojë e mos kulotjes apo mos kositjes.
Në mënyrë që të kontribuohet në përmirësimin e kësaj gjendje të kullotave, lerave, staneve dhe të kushteve të tjera në zonën e Apeve Shqiptare, kërkohet që të bëhen ndërhyrje që kanë për synim përmirësimin e situatës. Në mënyrë më të detajuar mund të thuhet se nevoja për ndërhyrje është urgjente në zonën Veriut të Shqipërisë në disa drejtime:
Për kullotat:
- Pasrtimi i kullotave nga shkurret apo drurët pyjore që kanë mbuluar pjesë të ndryshme të kullotave, dhe nivelimi i pjesës ku këto pemë zhgulen, për të krijuar mundësinë e ridaljes së barit (përfitojmë sipërfaqe efikase kullosore).
- Të punohet për hapjen e disa rrugëve malore e shtigjeve që të çojnë te kullota të cilat janë zënë nga mospërdorimi i tyre dhe nga rritja spontane e pyllit, gjë që do të lehtësonte mjaft lehtësinë e lëvizjes së bagëtive nga stani në kullosë.
- Në disa zona të veçanta kërkohet që të ndërtohen lera dhe të sistemohen disa burimeve natyrore të ujit, pasi një pjesë prej tyre janë dëmtuar si pasojë e veprimit të kushteve atmosferike dhe të mungesës së kujdesit të njeriut. Kjo masë do të ndihmonte në shfrytëzimin e disa kullotave (kryesisht të largëta) të cilat sot nuk shfrytëzohen si pasojë e distancës me ujin.
- Pastrimi i kullotave nga disa bimë të padëshiruara, si ferra, rrolle, etj, që kanë dalë me shumicë në thuajse të gjitha kullotat e zonës Veriut të Shqipërisë dhe që kanë zvogëluar mjaft sipërfaqen që shfrytëzohet në mënyrë efikase në kullotat e zonës.
- Marrjen e masave për të riparuar dëmtimet e ndryhsme që janë ndodhur në kullotat e zonës Apeve Shqiptare nga rrëshqitjet e ndryshme apo edhe veprimi i erozionit dhe daljen e gurëve në sipërfaqe. Edhe kjo masë do të ndikonte mjaft në rritjen e sipërfaqes efikase të kullotave në zonën e Veriut të Shqipërisë.
- Në sipërfaqe kullosore shumë të dëmtuara mund të bëhet një “mbjellje” e livallit polifit me disa lloje të barëravë, duke bërë të mundur rivitalizimin e tyre. Poashtu, mund të bëhet edhe shtesë të shtresës sipërfaqësore me dhe, me dherishte, me rërë, por edhe me pleh organik të kafshëve të imta, ashtu si edhe mund të ndërhyhet me plehërim të lehtë kimik me plehërim të balancuar N-P-K.
Për bagëtitë:
- Të merren masa për përzgjedhjen e llojit të bagëtisë që do të mbarështohet sipas kushteve të secilës zonë, si dhe të shtohet puna kërkimore në drejtim të unifikimit të rracës, në mënyrë që të merren rezultatet më të mira për kushtet konkrete të zonës.
- Të shtohet kujdesi shëndetësor ndaj bagëtive që mbarështohen duke marrë fillimisht dhe gjerësisht masa të profilaksisë dhe në vijim kurimin e gjithë sëundjeve dhe luftimin e dëmtuesve që mund të shfaqen.
- Të bëhet kujdesi i duhur në sigurimin e damazëve në mënyrë që të mos degradojë rraca e cakruar e bagëtive, ndërkohë që në zonën e Apeve Shqiptare është e mundur që të bëhet një rrjetëzim për këtë qëllim.
- Të bëhet kujdesi i duhur në përmirësimin e kushteve të strehimit në stallat e përhershme (në vrri), në mënyrë që bagëtitë të gëzojnë një shëndet sa më të mirë dhe të kenë mundësinë që të mos harxhojnë shumë energji për ngrohjen e trupit gjatë netëve të dimrit.
- Të bëhet kujdesi i duhur në plotësimin e bilancit ushqimor të bagëtive në kalendarin gjithëvjetor si në sasi, e sidomos në cilësi dhe në raportin e duhur: garaminore: bushtajore: koncentrate të llojeve të thjeshta (të prodhuara në vend nga fermerët).
Për stanet:
- Inventarizim i plotë i gjithë pikave ku kanë qënë stanet ekzistuese, pasi kështu do të bëhet e mundur që të llogariten sa më mirë kapacitetet mbajtëse për bagëtitë në zonën Veriut të Shqipërisë si në numër ashtu edhe në llojin e kafshëve.
- Përcaktimi i prioriteteve, duke diferencuar nga numri i përgjithshëm e staneve që dikur kanë ekzistuar, ato stane që janë më të nevojshme për të ndërhyrë, duke mbajtur në konsideratë shfrytëzimin nga barinjtë e Veriut të Shqipërisë në të ardhmen e afërt.
- Vendosja e kritereve dhe përzgjedhja e një numri të caktuar të staneve për një ndërhyrje pilot, për të përmirësuar gjithë strukturën e stanit (sipas inventarit që do të paraqitet tek anekset e këtij studimi). Përmirësimi i disa staneve, do të tregojë kostot reale të nevojshme, por do tëdemostrojë para barinjve ashtu edhe gjithë strukturave të interesuara, për mundësitë konkrete të ndërhyrjeve përmirësuese.
- Krijimi i kushteve për grumbullimin e plehut të nagëtive në mënyrë që të mos humbasë ky potencial që mund të përdoret si për plehërimin e ndonjë kullote apo edhe për plehërimin e tokave ku mund të kultivohen patatet apo bimë të tjera që do të sigurojnë të ardhura për banorët e zonës.
- Përmirësimi i kushteve të “banesës” së barinjve, duke bërë të mundur si përmirësimin e kushteve të jetesës, ashtu edhe parametrave të higjenës për barinjtë. Kjo gjë do të ndikojë mjaft në përmirësimin e jetës së barinjve, do të krojojë më shumë atraksion për barinjtë e rinj, ashtu edhe do të krijojë më shumë kushte për tu vzituar si nga udhëtarët vendas ashtu edhe nga ata të huaj.
- Marrja e masave që çdo stan të jetë i furnizuar sa dhe si duhet me ujë të pijshëm, duke marrë shkas si nga nevoja deri në domosdoshmëri e ujit të pishëm edhe nga fakti që zona e Veriut të Shqipërisë është e pasur me burime ujore, por duhet të shtrihen tubacionet e nevojshme në mënyrë që uji të jetë i aksesueshëm.
- Përmirësimi i kushteve në stane dhe plotësimi me paisje dhe mjete të nevojshme që shërbejnë për të kryer punët e domosdoshme ashtu edhe për të kryer përmirësimet e duhura në lidhje me higjenën.
Për barinjtë:
- Trajnim i një numri të caktuar nga brezi i ri, të cilët mund të shikohen si potencial për të ndjekur profesionin e bariut. Trajnimët do të fokusohen si në anën profesionale (elementët e nevojshëm që duhet të dijë një bari), por edhe për njohuri të përgjithëshme në lidhje me mundësitë dhe kërkesat që ka “tregu” i sotëm për këtë profesion.
- Angazhimi i strukturave të pushtetit vendor, por edhe të organizatave të donatorëve dhe ato të shoqërisë civile në lidhje me mundësitë për të hartuar e zbatuar projekte apo ndërhyrje pilot, që bjnë të mundur stimulimin për profesionin e bariut. Mbulimi i disa shpenzimeve minimale, ose pagesa për një periudhë të caktuar kohore të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, mbështetja në veshje apo në paisje ndihmëse, mund të jenë disa nga fushat ku mund të ndërhyhet, por pa u limituar në to, mund dhe duhet të gjenden rrugë e mundësi të mbështetjes.
- Të organizohen udhëtime studimore, ku barinjtë e ardhëm (apo edhe ata të rinj e pa eksperiencë) të mund të shikojnë nga afër për mundësitë dhe sfidat që paraqet profesioni i bariut. Kjo do të ndihmonte edhe përsa i përket aspektit të lidhjeve që mund të krijohen dhe ndarjes së eksperiencave në vijimësi.
- Trajnime të barinjve të rinj (si dhe të kandidatëve për të qënë të tillë) në zonën e Veriut të Shqipërisë në lidhje me ndimën e shpejtë, rregullat e sigurimit të jetës nga aksidentë të ndryshme apo nga sulmi i gjarpërinjve, kafshëve të egra, etj. të cilat i shërbejnë ruajtjes së jetës së njerëzve që merren me këtë profesion, ashtu edhe mund tju vijnë në ndihmë vizitorëve të ndryshëm që mund të udhëtojnë në këto anë.
- Trajnime të barinjve të rinj (si dhe të kandidatëve për të qënë të tillë) në zonën e Veriut të Shqipërisë në lidhje me disa njohuri për bimët e ndryshme të zonës (vlerat dhe rreziqet që mund të paraqesin, sidomos disa helmuese), vlerat e kërpudhave dhe njohjen e tyre, njohuri fillestare ne lidhje me gjihe te huaj apo edhe për komunikimet e para me vizitorë si vendas ashtu edhe të huaj.
Të tjera të përgjithëshme:
Këto masa është e nevojshme që të shoqërohen edhe me disa aspekte të tjera të ndërhyrjes, me karakter të përgjithshëm siç janë:
- Markimi i shtigjeve që lidhin zonën urbane por edhe atë rurale me kullotat;
- Përfshirja e barinjve në skema të mbështetjes (subvensione) kombëtare;
- Përfshirja e staneve në një rrjetëzim në internet, që të krijojnë mundësinë për vizitorët që të marrin informacion për to që më para se të vizitojnë këto zonë;
- Nxitje e agjensive turistike që disa nga stanet më atraktive të përfshihen në iteneraret e tyre për sjelljen e turisteve;
- Të shikohet mundësia e organizimit të pik-nikëve me nxënës të shkollave të zonave përreth si një atraksion për nxënësit, por edhe si njohje me profesionin e bariut nga njëra anë, dhe si një variacion për barinjtë në anën tjetër.
Të gjitha këto veprime të rekomanduara, duhet të kordinohen mirë, të ftohen institucione dhe specialstë të përgatitur, të “zbulohen” të fshehtat e trashëguara dhe këto të gërshetohen me metodat, mjetet dhe mundësitë e reja me qëllim kthimin e profesionit të bariut në kuotat që kërkohen, të ketë kushte më të mira të jetesës së tyre dhe të bagëtive që mbarështojnë, të përmirësohen livadhet e kullotat, etj.
Z.GJETA, IRGjB