Me mastit kuptojmë infeksion (inflamimin) e gjëndrës mamare (gjirit). Mastiti është sëmundja më e përhapur dhe më e kushtueshmja që prek lopët e qumështit. Aftësia për të zbuluar dhe trajtuar mastitinka një ndikim të rëndësishëm në prodhimin e qumështit, cilësinë e tij, shëndetin e tufës por dhe atë të konsumatorit. Ky inflamin përgjithësisht ka shkaktarë bakteriet të cilat funten nëpërmjet papilë së gjirit dhe më pas prekin indin gjëndror të tij (Figurë 1). Inflamacioni i gjirit bën që nga qarkullimi i gjakut të kalojnë në qumësht qelizat e bardha të gjakut, leukocitet (qelizat somatike).
Figurë 1. Ndërtimi i gjirit në katër çerekë të pavarur si dhe skema e infektimit nga bakteriet nëpërmjet papilës së gjirit.
Toksinat e lëshuar nga këto bakterie dëmtojnë indin sekretor të qumështit dhe duktuset e gjirit. Kjo sjell reduktim të sasisë dhe cilësisë së qumështit. Mastiti mund të ndodhi në çdo peirudhë të vitit por krysisht haset një muaj pas pjelljes dhe gjatë gjithë periudhës së laktacionit. Ai mund të prekë një të katërtën (një çerek) e gjirit ose të katër çereket e gjirit. Mastiti ndahet në mastitit klinik dhe mastiti subklinik “mastiti i padukshëm”.
Mastiti klinik shoqërohet nga shenja të dukshme me sy të lirë, si në gji ashtu edhe në qumësht. Gjiri paraqitet i ënjtur (edematoz), i skuqur, i fortë dhe kur preket apo palpohet është i dhimbshëm. Qumështi ka paraqitje të ujshëm, me koagula (i prerë, i hirrëzuar) (Figurë 2). Në rastet kur mastiti klinik është agresiv, lopa shfaq shenja klinke si temperaturë, rënie të oreksit, apati etj. Kur fermeri vëren shenjat të mastiti klinkik ai duhet menjëherë të njoftojë mjekun veteriner për nje trajtim të specializuar. Nga studimet e kryera ka rezultuar se kostoja e një rasti të mastitit klinik është rreth 200 euro. Këtu futen kostotot e mjekimit, rënies së prodhimtarisë së qumështit etj.
Figurë 2. Gjiri dhe qumështi i një lope me mastit klinik. Marrë nga www.progressivedairy.com
Mastiti subklinik është dhe forma më e shpeshtë, duke zënë 90-95% të rasteve totale të mastiti, por ai ndryshe nga mastiti klinik, nuk manifeston shenja të dukshmë, duke e bërë të pamundur zbulimin me syrin e lirë. Ai qëndoron në gjëndje të “fshehtë” në fermë dhe ne një pjesë të vogël të rasteve,rreth 5% mund të kalojë në mastit klinik.
Për zbulimin e tij bëhet matja e qelizave somatike duke përdorur teste të ndryshme. Testi më i përdorshëm është Klanifornia Mastitis Test. Pjesë përbërse e të cilit është larisulfati i natriumit, i cili shpërbën qelizat somatike dhe çliron ADN-në. Sa më shumë qeliza somatike që janë të pranishme në qumësht, aq më shumë ADN çlirohet, kjo sjell kondensimin apo trashjen e përzierjes. Leximi i këtij testi bëhet me shkalle nga 1 tek 3 (Figurë3), në bazë shkallës së rëndesës së infektimit. Norma e qelizave somatike në qumështin e një lope mbi të cilin ajo percaktohet se është e prekur nga mastiti subklinik është 200. 000 qeliza somatike.
Figurë 3. Përdorimi i Klanifornia Mastitis Test. A-Marrja e qumështit nga secili çerek dhe hedhja në gropat e pllakës, B-Barazimi i sasisë së qumështit në secilën gropë, C-Përzierja solucionit të kitit me qumështin, D-Vlerësimi i shkallës së kondensimi të përzierjes. Figurë e marrë nga https://www.mcgill.ca.
Në kushtet e fermës, në mungesë së kitit të Klanifornia Mastitis Test, mund të përdoret soda kaostike (NaOH) 4% apo detergjent (Surf ose marka të tjera) 3%, të cilët mund të shërbejnë si zëvëndësues në kushte të pamundësisë, për të kryer një kontroll të shpejtë.
Dëmi ekonomik i mastitit subklinik është jashtzakonisht i madh. Ai zvogëlon prodhimin e qumështit. Eshtë parë se lopët me mastit subklinik kanë një ulje të prodhimtarisë së qumështit që shkon nga 91 deri në 181 kg në çdo laktacion. Në Angli është parë se humbjet totale nga mastiti subklinik shkojnë në 1.500 paund për lopë.
Po ashtu mastiti subklinik ul edhe cilësine e qumështit, duke ulur saninë e nënproduktive që përftohen prej tij. Në të njënjtën kohë ai ndikon edhe në riprodhimin e lopëve, duke zgjatur kohën e shfaqes së afshit. Po të shtojmë këtu edhe kostot e trajtimi të kësaj patologjie është lehtësisht e imagjinueshme që kostot janë jashtzakonisht të mëdha.
Parandalimi i mastitit subklinik konsiston në rrespektimin e kushteve higjenosanitare në fermë, në mbajtjen e shtresës sa më pak të ndotur. Po ashtu, respektimin e higjenës gjatë mjeljes, në shpërlarjen dhe dezifektimin e gjirit dhe papilave përpara dhe pas mjeljes, përdorimin e copave tharëse individuale per secilën lopë. Higjenizimin e duarve apo të makinave mjelëse përpara dhe pas çdo mjelje. Kontrolli i funksionit të makinave të mjeljes në mënyrë që mos të traumatizojnë papilat dhe gjirin etj.
Gerald Muça
Departamenti i Lëndëve Klinike, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT.