USAID, nëpërmjet Projektit për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, ka botuar kohët e fundit një Udhëzues për Praktikuesit dhe Grupet e Interesit “Mbështetje për Përfshirjen e Grave dhe Përmirësimi i Zinxhirit të Vlerës në Shqipëri”. Udhëzuesi shërben si një mjet i nevojshëm i cili ndihmon në zbatimin e praktikave të zhvillimit të zinxhirit të vlerës, bazuar në ndjeshmërinë gjinore. Në të, shpjegohen konceptet kryesore dhe hapat që udhëheqin procesin e analizës dhe ndërhyrjeve efektive ndaj ndjeshmërisë gjinore duke dhënë shembuj të praktikave të mira bazuar në përvojën vendase.
Më poshtë gjeni variantin në shqip dhe anglisht (Ju lutemi ta ringarkoni faqen nëse nuk shfaqen).