Sikes Photos - www.unsplash.com

Manual mbi rregullat dhe kërkesat teknike të trajtimit, përdorimit e të shfrytëzimit të pyllit komunal – Ribotim, Tiranë, 2011

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si autoriteti përgjegjës për pyjet dhe kullotat, ka si objektiv të rëndësishëm të sajë, mbështetjen e gjithëanëshme të strukturave vendore për rritjen e kapaciteteve teknike dhe menaxhuese të tyre.
Mbështetur në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit të Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave, gjatë viteve 2007-2008, Qeveria ndërmori një reformë të thellë në fushën e pyjeve dhe kullotave. Nëpërmjet kësaj reforme po behet i mundur decentralizimi i të drejtës së pronësisë/përdorimit të pyjeve si dhe kalimi i kompetencave për administrimin e sajë tek Njësitë e Qeverisjes Vendore. Tashmë, rreth 60% të sipërfaqes pyjore dhe 70% të sipërfaqes kullosore në shkallë vendi, kanë kaluar në pronësi/përdorim të njësive të qeverisjes vendore.

Autorë: Dr. Nehat Çollaku, Admir Seci, Preng Prenga, Aida Tafili dhe Gjon Fierza

Na Ndiqni në: